FMN-ja jep alarmin: “Po prekeni nga kriza, mblidhni fonde emergjence!”
Shqiptarët do të përballen me humbjen e vendeve të punës. Bell, apel qeverisë të mos bëjë shumë shpenzime për zgjedhjet
Ervin KOÇI
Shqiptarët do të përballen me humbjen e vendeve të punës si pasojë e thellimit të krizës ekonomike këtë vit, ku sektorët kyç të biznesit, si ndërtimi dhe fasonistët, por edhe bankat private, do të gjenden në vështirësi të mëdha me likujditetin. Ky ka qenë përkufizimi që shefi i FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell, dha për ekonominë shqiptare duke i bërë kështu apel qeverisë për të marrë masa. FMN-ja ka analizuar situatën financiare në vendin tonë duke thënë se procesi i kredidhënies do të ketë ulje, por sistemi bankar në Shqipëri do të jetë i sigurt në saje të politikave mbikëqyrëse të Bankës Qendrore. Pavarësisht kësaj, disa nga sektorët kyçë të ekonomisë së vendit tonë kanë filluar të preken nga kriza globale që në fund të vitit 2008. Sektori i ndërtimit, i nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve dhe ai i industrisë prodhuese, tregojnë për një rënie të shitjeve. Sipas Bell, deri tani Shqipëria është përfshirë nga kriza ekonomike, por jo aq sa vendet e rajonit të Ballkanit. Nëpërmjet një konference për shtyp, shefi i FMN-së, Bell, ka theksuar se gjatë vitit 2009 kriza do të prekë edhe ekonominë shqiptare, ku do të rritet numri i të papunëve. “Viti që sapo kemi nisur do të jetë i vështirë për konsumatorët shqiptarë, bizneset dhe investimet e tyre, për sistemin e kredive dhe të një sërë faktorëve të tjerë ekonomikë”, - deklaroi Bell. Ai kërkoi nga qeveria që të marrë masa. Disa prej tyre janë ato që kanë të bëjmë me “mbushjen” e deficitit buxhetor. “Për deficitin buxhetor të përdoren të ardhurat nga privatizimet”, - theksoi Bell, duke i kërkuar qeverisë që të ndërmarrë politika të matura në këtë drejtim.
Fondi i kontigjencës
FMN-ja thotë se kjo situatë delikate kërkon ruajtjen me çdo kusht të stabilitetit buxhetor duke dhënë dhe sugjerimet përkatëse për qeverinë. Shefi i FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell, i bëri thirrje qeverisë që të mos e përdorë fondin e kontigjencës për shpenzime që kanë lidhje me investimet dhe fushatën elektorale. “Fondet e kontigjencës nuk duhen shpenzuar, por duhet të ruhen për të financuar buxhetin në rast se të ardhurat do të bien, çka ka shumë gjasa të ndodhë. Paratë nga privatizimet mos të përdoren për investime të reja, por të vihen në funksion për të kompensuar buxhetin. Sa u takon lehtësirave fiskale për sektorë të ndryshëm duhet të bëhet kujdes, sepse, nëse do të lehtësoni një sektor, rrezikoni të merrni paratë nga të tjerët dhe t'ia jepni atij. Por kryesore është të ruhet buxheti dhe të merren politika të matura sidomos në këtë vit zgjedhjesh”, - theksoi Bell. Ai ka kërkuar të ndërmerren politika afatgjata për të përballuar krizën. Përsa i përket rritjes ekonomike për këtë vit, Bell nuk ka dhënë asnjë shifër. “S’mund të japim shifra për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, por theksojmë se ka ngadalësim në rritjen ekonomike”, - u është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve.
Kriza dhe zgjedhjet
Efektet që do të japë kriza në Shqipëri, si dhe zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit, rrezikojnë seriozisht mbledhjen e të ardhurave në masën e programuar. Për FMN-në, situata ekonomike aktuale konsiderohet e mirë, por nuk ka vend për vetëkënaqësi. “Ajo që më shqetëson më shumë është kriza, duke shtuar edhe zgjedhjet parlamentare, na bën ne që të mos kemi qetësi në mbledhjen e të ardhurave”, - tha Bell. Për zyrtarin e FMN-së, “një gjë është e sigurt: do të ketë më pak para nga mbledhja e TVSH-së, akcizat dhe taksës mbi të ardhurat personale, pasi njerëzit mund të humbin vendet e punës”. Në këto kushte, sipas Bell, qeveria në këtë vit nuk duhet të bëjë veprime të pamatura, por të qëndrojë më strikte në zbatimin e buxhetit.
Kriza në vendet e rajonit, Shqipëria më pak e prekur
Vendet e Europës Qendrore dhe asaj Juglindore po preken fort nga kriza aq sa së fundmi po etiketohen si “epiqendra” e saj, ku pasoja më e rrezikshme që po shfaqet është ajo e zhvlerësimit të shpejtë të monedhave. “Ne po e shohim këtë në disa vende të tjera të rajonit. Rreziku i dobësimit të monedhës dhe pasojave që kjo mund të ketë te sistemi financiar ekziston edhe në Shqipëri. Ky nuk është një rrezik i ri përsa kohë që pjesa më e madhe e kreditimit është në valutë të huaj. Por në një farë mënyre, Shqipëria i ka paraprirë kësaj situate. Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë të kujdesshme duke vënë kushte e duke vendosur provigjone të larta dhe kushte të tjera sigurie dhe një pjesë e mirë e atyre që kanë kredi në valutë kanë edhe të ardhura në valutë, çka e limiton këtë rrezik”, - theksoi Bell. FMN-ja e ka konsideruar shqetësues zhbalancimin e kursit të këmbimit. Sipas Bell, situata duhet monitoruar me kujdes pasi mund të japë efekte në sistemin financiar. Ai tha se gjithsesi kjo situatë krijon një avantazh për eksportet dhe prodhuesit vendas, por ka edhe anët e këqija, sidomos për ata që kanë marrë kredi në valutë.
26 Shkurt 2009