Raporti i fundit i OKB mbi Sirinë, s'përfshin sulmin e 21 gushtit
SIRI- Hetuesit e Kombeve të Bashkuara janë shprehur se kanë pranuar akuza për përdorimin e armëve kimike në Siri kryesisht nga forcat qeveritare.
Në raportin e fundit, i cili nuk e përfshin sulmin e dyshuar me armën kimike më 21 gusht, Komisioni i OKB-së i cili heton abuzimet mbi të drejtat e njeriut, është shprehur se është ende e pamundur të saktësohet se cilët agjentë kimikë janë përdorur.
Sipas këtij raporti edhe forcat qeveritare, edhe kryengritësit rebelë kanë kryer krime lufte, duke përfshirë këtu masakra dhe ekzekutime. Raporti bën të ditur se autorët e krimeve të të dyja palëve nuk i frikësohen përgjegjësisë.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)