Konflikti për pronën, vëllai plagos 2 vëllezërit, njëri në gjendje të rëndë
SHKODËR- Konflikti për pronën mes tre vëllezërve ka çuar në plagosjen e dy prej tyre. Mësohet se njëri prej vëllezërve ka plagosur me thikë dy të tjerët. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi në Shkodër.
Ngjarja është shënuar rreth orës 19:00, kur Mark Zefi 37 vjeç pasi ka debatuar me vëllain e tij më të madh Ardian Zefin 40 vjeç e ka qëlluar atë me thikë. Në konflikt është përfshirë edhe vëllai i vogël Pal Zefi, 27 vjeç, i cili duke tentuar të mbrojë vëllain e madh është goditur gjithashtu me thikë.
Dëshmitarë të ngjarjes janë bërë kalimtarët që ndodheshin në Sheshin Isa Buletini ku ka ndodhur ngjarja. 40-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në sallën e operacionit. Ndërsa mjekët konfirmuan se i plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën. Vëllezërit janë dërguar në spital nga qytetarët e ndodhur rastësisht në vendngjarje.
Tre vëllezërit jetonin në shtëpi të ndara nga njëri-tjetri në fshatin Kuç dhe shkak i ngjarjes mësohet të ketë qenë një sipërfaqe toke, e cila prej kohësh ishte kthyer në mollë sherri mes tyre.
Policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes ndërsa ka marrë në pyetje dëshmitarët e shumtë okularë, të cilët kanë kryer transportimin e të plagosurve në spital.
(a.h/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Korcë, zënka për lidhjen intime të dyfishtë, 2 të plagosur