Raporti i inspektorit të CIA-s: Ja si janë torturuar të dyshuarit për terrorizëm
Sipas një raporti të inspektorit
të përgjithshëm të CIA-s,
që duhet të ishte publikuar
prej kohësh, e që më në fund do
të bëhet publik javën e ardhshme,
del se hetuesit e shërbimit sekret
amerikan kanë përdorur metoda
torturuese dhe presione ndaj
të dyshuarve për terrorizëm.
Një prej tyre ka qenë edhe ajo
e "ekzekutimit të sajuar", që e
vendos të burgosurin në kushtet
e një ekzekutimi të afërt, çka
nuk është e vërtetë, vetëm për t‘i
bërë presion psikologjik. Sipas
shumë mediave të ndryshme,
raporti përshkruan rastin e një të
burgosuri që dyshohej për vënie
bombe në një anije amerikane, i
cili gjatë marrjes në pyetje ishte
kërcënuar me armë dhe me
rrymë elektrike, madje atij gjatë
gjithë kohës i thuhej se pas kësaj
seance pyetjesh do të ekzekutohej.
Sipas njërit prej burimeve,
qëllimi i këtyre torturave ishte
që i dyshuari të trembej në masë
të tillë sa të rrëfehej. Ndërkohë,
specifi kisht sipas ligjeve federale,
ndalohet kërcënimi i të dyshuarve
përmes metodave të tilla si
"ekzekutimi i shtirur".
Para largimit nga detyra, disa
zyrtarë të administratës së Bushit
konfi rmuan se i dyshuari i sipërpërmendur
ishte një nga tre të
burgosurit ndaj të cilit ishin ushtruar
tortura të paligjshme, të tilla
si ajo e "mbytjes në ujë". Madje
pjesa më e madhe e marrjes në
pyetje e personit të mësipërm
është e dokumentuar edhe me
pamje fi lmike. Ndërkohë, shefat e
degës së operacioneve sekrete të
Shërbimit Kombëtar Klandestin
kishin urdhëruar shkatërrimin
e materialeve filmike që dëshmonin
torturat, një veprim ky
që ka qenë nën hetim që prej
një viti nga prokurorët federalë.
Zbulimet më të fundit ndodhen
të gjitha në raportin e sipërpërmendur,
një raport shumë i
zgjeruar në lidhje me programin
e marrjes në pyetje nga ana e
CIA-s, i hartuar nga inspektori
i përgjithshëm i agjencisë në
maj të vitit 2004, pikërisht në
periudhën kur këto veprimtari
të CIA-s nisën të pakësoheshin.
Qëllimi i hartimit të një raporti të
tillë ishte analizimi i programit të
posaçëm të CIA-s, që u vu në zbatim
pas ngjarjeve të 11 shtatorit
të vitit 2001 dhe a ishin ndjekur
instruksionet e Departamentit të
Drejtësisë në lidhje me mënyrat e
marrjes në pyetje. Sipas disa burimeve,
inspektori i përgjithshëm
i agjencisë ka akuzuar në këtë
raport disa hetues për tejkalimin
e kompetencave dhe përdorimin
në detyrë të metodave ekstreme
ndaj të dyshuarve. "Ekzekutimet
e rreme" nuk janë lejuar nga Departamenti
i Drejtësisë. Raporti
i inspektorit të përgjithshëm, i
komisionuar nga ish-drejtori i
CIA-s në atë kohë, Tenet, u dërgua
në Departamentin e Drejtësisë
dhe Komitetin e Inteligjencës në
Kongres, me t‘u hartuar, por nuk
iu paraqit të gjithë anëtarëve të
këtij komiteti, deri në vitin 2006,
vit kur Bush pranoi publikisht
ekzistencën e programit të posaçëm
të burgosjes dhe marrjes në
pyetje dhe e instruktoi agjencinë,
që i mbante këta të dyshuar nëpër
burgje sekrete jashtë Amerikës,
që t‘i zhvendoste ata në burgun
e Guantanamos në Kubë.
Zyrtarë të lartë të CIA-s, përfshi
dy ish-krerët e saj, Porter Gross
dhe Michael Hyden, kanë lobuar
fuqishëm që ky raport të mbahej
sekret ndaj publikut. Argumentimi
i tyre kishte të bënte me
faktin se lëshimi i tij do të dëmtonte
reputacionin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në
botë, do të dëmtonte moralin
e agjentëve të CIA-s dhe do të
fuqizonte terroristët në iniciativat
e tyre. Publikimi i këtij raporti
javën e ardhshme pritet që të ngjallë
debate politike në lidhje me
funksionimin e metodave të tilla.
Ndërkohë pritet edhe publikimi i
dokumenteve të tjerë të CIA-s në
lidhje me vlerën që patën këto
lloj metodash për mbledhjen e
materialeve të rëndësishme.
të përgjithshëm të CIA-s,
që duhet të ishte publikuar
prej kohësh, e që më në fund do
të bëhet publik javën e ardhshme,
del se hetuesit e shërbimit sekret
amerikan kanë përdorur metoda
torturuese dhe presione ndaj
të dyshuarve për terrorizëm.
Një prej tyre ka qenë edhe ajo
e "ekzekutimit të sajuar", që e
vendos të burgosurin në kushtet
e një ekzekutimi të afërt, çka
nuk është e vërtetë, vetëm për t‘i
bërë presion psikologjik. Sipas
shumë mediave të ndryshme,
raporti përshkruan rastin e një të
burgosuri që dyshohej për vënie
bombe në një anije amerikane, i
cili gjatë marrjes në pyetje ishte
kërcënuar me armë dhe me
rrymë elektrike, madje atij gjatë
gjithë kohës i thuhej se pas kësaj
seance pyetjesh do të ekzekutohej.
Sipas njërit prej burimeve,
qëllimi i këtyre torturave ishte
që i dyshuari të trembej në masë
të tillë sa të rrëfehej. Ndërkohë,
specifi kisht sipas ligjeve federale,
ndalohet kërcënimi i të dyshuarve
përmes metodave të tilla si
"ekzekutimi i shtirur".
Para largimit nga detyra, disa
zyrtarë të administratës së Bushit
konfi rmuan se i dyshuari i sipërpërmendur
ishte një nga tre të
burgosurit ndaj të cilit ishin ushtruar
tortura të paligjshme, të tilla
si ajo e "mbytjes në ujë". Madje
pjesa më e madhe e marrjes në
pyetje e personit të mësipërm
është e dokumentuar edhe me
pamje fi lmike. Ndërkohë, shefat e
degës së operacioneve sekrete të
Shërbimit Kombëtar Klandestin
kishin urdhëruar shkatërrimin
e materialeve filmike që dëshmonin
torturat, një veprim ky
që ka qenë nën hetim që prej
një viti nga prokurorët federalë.
Zbulimet më të fundit ndodhen
të gjitha në raportin e sipërpërmendur,
një raport shumë i
zgjeruar në lidhje me programin
e marrjes në pyetje nga ana e
CIA-s, i hartuar nga inspektori
i përgjithshëm i agjencisë në
maj të vitit 2004, pikërisht në
periudhën kur këto veprimtari
të CIA-s nisën të pakësoheshin.
Qëllimi i hartimit të një raporti të
tillë ishte analizimi i programit të
posaçëm të CIA-s, që u vu në zbatim
pas ngjarjeve të 11 shtatorit
të vitit 2001 dhe a ishin ndjekur
instruksionet e Departamentit të
Drejtësisë në lidhje me mënyrat e
marrjes në pyetje. Sipas disa burimeve,
inspektori i përgjithshëm
i agjencisë ka akuzuar në këtë
raport disa hetues për tejkalimin
e kompetencave dhe përdorimin
në detyrë të metodave ekstreme
ndaj të dyshuarve. "Ekzekutimet
e rreme" nuk janë lejuar nga Departamenti
i Drejtësisë. Raporti
i inspektorit të përgjithshëm, i
komisionuar nga ish-drejtori i
CIA-s në atë kohë, Tenet, u dërgua
në Departamentin e Drejtësisë
dhe Komitetin e Inteligjencës në
Kongres, me t‘u hartuar, por nuk
iu paraqit të gjithë anëtarëve të
këtij komiteti, deri në vitin 2006,
vit kur Bush pranoi publikisht
ekzistencën e programit të posaçëm
të burgosjes dhe marrjes në
pyetje dhe e instruktoi agjencinë,
që i mbante këta të dyshuar nëpër
burgje sekrete jashtë Amerikës,
që t‘i zhvendoste ata në burgun
e Guantanamos në Kubë.
Zyrtarë të lartë të CIA-s, përfshi
dy ish-krerët e saj, Porter Gross
dhe Michael Hyden, kanë lobuar
fuqishëm që ky raport të mbahej
sekret ndaj publikut. Argumentimi
i tyre kishte të bënte me
faktin se lëshimi i tij do të dëmtonte
reputacionin e Shteteve
të Bashkuara të Amerikës në
botë, do të dëmtonte moralin
e agjentëve të CIA-s dhe do të
fuqizonte terroristët në iniciativat
e tyre. Publikimi i këtij raporti
javën e ardhshme pritet që të ngjallë
debate politike në lidhje me
funksionimin e metodave të tilla.
Ndërkohë pritet edhe publikimi i
dokumenteve të tjerë të CIA-s në
lidhje me vlerën që patën këto
lloj metodash për mbledhjen e
materialeve të rëndësishme.