E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Durrësit, zbardhen dëshmitë e të mbijetuarve

Krerët e Policisë së Shtetit, që
kanë fi rmosur zhvillimin e
operacionit për kapjen e të
shumëkërkuarit Dritan Dajti, që
më pas u kthye në një gjakderdhje
me vrasjen e katër punonjësve të
policisë, kanë shpjeguar të gjitha
detajet para grupit hetimor në
Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Burime nga akuza qendrore
thanë se është sekuestruar plani
operacional dhe janë marrë në
pyetje personat që kanë fi rmosur
mbi të, të cilët kanë shpjeguar
se Dajti gjurmohej prej disa
muajsh, madje agjentët e vëzhgimit
kishin gjetur edhe strehëzën e
tij në qytetin e Durrësit. Zyrtarët
e policisë kanë shpjeguar se
me informacionet e mbledhura
kanë hartuar në letër vëzhgimin
dhe ndalimin e të arratisurit
nga Gjykata e Tiranës në vitin
2003. Gjithsej janë angazhuar
16 punonjës policie, të cilët janë
mbledhur me urgjencë (madje
duke lënë edhe pushimet) pas informacioneve
operative se Dajti
fshihej në bregdetin e Durrësit
dhe se gruaja e tij kishte shkuar
për ta takuar. Drejtuesit e operacionit
dhe agjentët në terren,
sipas dëshmive të regjistruara
në prokurori, mbanin kontakte
për mbarëvajtjen e operacionit,
madje jepnin urdhra për detajet
e operacionit.
Vëzhgimi
Por jo gjithçka funksionoi në
terren, ku drejtuesit e Policisë
së Shtetit janë tronditur nga
informacionet që kanë dëgjuar
gjatë ndalimit të Dajtit. Para
këtij momenti, gjithmonë sipas
dëshmive në organin e akuzës,
mëngjesin e 7 gushtit kishin
marrë informacione në mënyrë
operative se Dritan Dajti ndodhej
në kryeqytet. Menjëherë është
mbledhur struktura e vëzhgimit
në polici dhe ka urdhëruar që ai
të ndiqej nga dy agjentë të policisë.
I shumëkërkuari ndodhej në
afërsi të shkollës së mesme "Sami
Frashëri" në Tiranë dhe agjentët e
policisë e kanë shoqëruar deri në
qytetin e Durrësit. Më pas radha
u ka takuar disa agjentëve të
tjerë të policisë, mjaft të besuar,
të cilët kanë ndjekur itinerarin
e Dajtit, Xhaxhit dhe Marës nga
Durrësi në qytetin e Rrogozhinës.
Drejtuesit e Policisë së Shtetit, që
kanë fi rmosur për operacionin,
kanë shpjeguar në prokurori
se agjentët e policisë kanë informuar
që Dajti do të kthehej
nga Rrogozhina për në qytetin e
Durrësit sërish, por mbetej mister
vendstrehimi. Për këtë arsye, drejtuesit
e policisë kishin urdhëruar
disa agjentë sekretë që të mbanin
nën vëzhgim bashkëshorten e
të shumëkërkuarit, pasi kishte
informacione se çifti do të takohej
në bregdetin e Durrësit.
Dhe kështu u veprua, ku plani
operacional funksionoi vetëm
me vëzhgimin e Dajtit. Dëshmitë
e regjistruara në fashikullin
e dosjes në prokurori flasin se
agjentët sekretë të policisë e kanë
vëzhguar Dajtin afër banesës
së tij në Durrës, ndërsa kanë
marrë konfi rmimin nga drejtuesi
i operacionit, Festim Xhani, që
të largoheshin, pasi ekzistonte
rreziku që të njiheshin nga Dajti.
Pas vëzhgimit fi lloi edhe manovra
e rrezikshme, për të cilën zyrtarët
e policisë që kanë dëshmuar kanë
treguar disa detaje interesante
për hetimin e prokurorisë, në
kuadër të zbardhjes së dinamikës
së ekzekutimit të katër punonjësve
të Policisë së Shtetit në
datën 7 gusht të këtij viti.
Neglizhenca
Në planin operacional, sipas
burimeve nga prokuroria, kanë
firmosur disa nga drejtuesit e
strukturës që mori përsipër ndalimin
e Dritan Dajtit, madje ka fi rmosur
edhe i ndjeri Festim Xhani,
që drejtonte operacionin në terren.
Por fatale ka qenë ndërhyrja
e katër agjentëve të policisë në
momentin që kanë pikasur Dajtin
në mjetin e tij. Sipas dëshmive,
gjithçka është kryer sipas planit,
madje punonjësit e policisë kanë
qenë të armatosur dhe në duar
mbanin dokumente policie. Sipas
tyre, agjentët që morën përsipër
ndalimin, nuk kanë pasur si qëllim
vrasjen e personave që po
ndiqnin, por arrestimin e tyre.
Provat e mbledhura në vendngjarje
dhe dëshmitë e zyrtarëve të
policisë, si dhe agjentëve "të mbijetuar",
kanë nxjerrë konkluzionin
paraprak të prokurorisë se neglizhenca
solli edhe ekzekutimin
e katër punonjësve të policisë.
Gjithsesi, duket se "kostoja e lartë"
(që "përkthehet" në 4 jetë oficerësh
policie) e këtij operacioni,
nuk ka për t‘u kapërdirë lehtë nga
strukturat hetuese të shtetit.

RENEA nuk është lajmëruar
për operacionin

Krerët e Policisë së Shtetit që kanë dëshmuar para
prokurorisë, kanë shpjeguar faktin se reparti i
forcave speciale RENEA nuk është lajmëruar për
operacionin e zhvilluar. Burime nga akuza qendrore,
që njihen çdo ditë me të rejat e hetimit, deklarojnë
se forcat speciale kanë mbërritur për të marrë në
dorëzim vendin e ngjarjes, madje kanë shërbyer për
të transportuar dhe ruajtur Dritan Dajtin dhe Erges
Xhaxhin. Sipas prokurorisë, RENEA ka shërbyer edhe
për kontrollin e banesave të të kërkuarve, por kurrsesi
nuk është lajmëruar për operacionin.

Armët e agjentëve dhe
Dajtit, ende në ekspertizë

Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet ka dërguar
pranë laboratorit të Institutit të Policisë Shkencore në
Ministrinë e Brendshme, armët e agjentëve, të përdorura
në ditën e arrestimit të Dritan Dajtit dhe dy pistoletat e
këtij të fundit, nga të cilat mbetën të vrarë katër agjentët
dhe Ledion Mara, i cilësuar si ushtari i Dajtit. Armët
e sekuestruara në vendin e ngjarjes që janë përdorur
nga i dënuari me 25 vjet burg, Dritan Dajti, për vrasjen
e agjentëve të policisë, janë dërguar për ekzaminim
balistik pranë këtij laboratori, ku përveç ekzaminimit
të gëzhojave të gjetura dhe plumbave që ndodheshin
në trupat e agjentëve të vrarë, është kërkuar edhe
krahasueshmëria e gëzhojave të gjetura në ngjarje të
ndryshme, ku është dyshuar se Dajti ka qenë protagonist.
Dy pistoletat, njëra "Glock" dhe tjetra "Revolver",
që janë përdorur nga Dritan Dajti ditën e 7 gushtit, janë
dërguar në laborator për ekzaminim, për të bërë ndër
të tjera edhe krahasueshmërinë e gëzhojave të gjetura
në ngjarje të ndryshme, ku janë ekzekutuar persona të
njohur të biznesit apo rivalë të tij. Gjithashtu, prokuroria ka
dërguar për ekzaminim balistik dhe për gjendjen e tyre
funksionale armët personale të agjentëve që kanë marrë
pjesë ditën e 7 gushtit në operacionin e arrestimit të Dritan
Dajtit dhe shoqëruesve të tij. Prokuroria e Krimeve të
Rënda, pas marrjes në pyetje të 12 agjentëve të Njësisë
së Operacioneve Speciale pranë Drejtorisë së Policisë
së Tiranës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e
arrestimit të Dritan Dajtit, ka kërkuar nga këta të fundit
të dorëzojnë armët e përdorura mesditën e 7 gushtit në
Durrës. 12 agjentët e policisë, ditën e ngjarjes kishin në
përdorim 9 pistoleta të tipit "Bereta", dy prej agjentëve
kishin automatik të tipit "Tomson" dhe njëri me automatik
"Kallashnikov". Të gjitha këto armët janë dërguar në
laboratorin e Ministrisë së Brendshme për ekzaminim,
për të nxjerrë edhe armët që kanë plagosur Dajtin dhe
cila nga këto armë ka shfaqur problemin e bllokimit. Pasi
mendohet se arma e tipit "Kallashnikov" është bllokuar
duke mos u shkrepur në drejtim të Dajtit që po qëllonte
ofi cerët një nga një. Sipas burimeve nga prokuroria, ende
nuk kanë mbërritur përgjigjet e ekspertizave.

Prokuroria: Asnjë sinjalizim
për Dajtin para operacionit

Prokuroria e Krimeve të Rënda
ka shuar të gjitha dyshimet
se Dritan Dajti është
lajmëruar për operacionin e policisë.
Një gjë e tillë, sipas grupit
hetimor, është e palogjikshme,
pasi nuk besojnë se Dajti mund të
përballej me një "armatë" prej 16
punonjësish të policisë. Për rrëzimin
e kësaj alibie kanë ndihmuar
edhe tabulatet telefonike të numrave
të Dajtit, të cilat nuk kanë
regjistruar ndonjë telefonatë para
momentit të operacionit. Madje
as aparatet telefonikë të kunatit
të tij, Erges Xhaxhit, nuk kanë
regjistruar ndonjë telefonatë të
tillë. Grupi hetimor ka rrëzuar
dyshimet se numrat e efektivëve
të policisë që gjendeshin në aparatet
e Xhaxhit dhe Dajtit kanë
lajmëruar për zhvillimin e operacionit.
Megjithatë, nga këqyrja
ka rezultuar se Dajti e Xhaxhi komunikonin
vazhdimisht me pesë
efektivë të uniformave blu me
grada të ndryshme. Nga këqyrja
e celularëve del se ata komunikonin
vazhdimisht, sidomos me
njërin prej punonjësve të policisë.
Ky i fundit ka komunikuar
me kunatin e Dajtit në telefon
vetëm dy orë para se të ndodhte
masakra, si dhe një natë para
këtij operacioni. Edhe zyrtarë të
Policisë së Shtetit e kanë konfi rmuar
këtë, duke shtuar se institucioni
i Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm (SHKB-ja) ka fi lluar
hetimet për të sqaruar pozicionet
e ofi cerëve në fjalë dhe marrëdhëniet
me të shumëkërkuarin
Dritan Dajti. Megjithatë, vetë i
"akuzuari", punonjës i Policisë
së Shtetit, ka mohuar në një
prononcim për gazetën se kishte
lidhje me grupin e Dajtit. Ofi ceri
i policisë në qytetin e Durrësit ka
deklaruar se ka komunikuar me
Erges Xhaxhin, pasi i kishte shitur
një motor, por kurrsesi të kishte
lidhje me grupin.
Sipas burimeve nga prokuroria,
krahas pyetjes së titullarëve të
Policisë së Shtetit, grupi hetimor
ka marrë në pyetje disa nga agjentët
e policisë që kanë marrë pjesë
në aksionin e arrestimit të Dajtit
dhe që u kanë shpëtuar plumbave
të tij. Gjithashtu, janë pyetur
edhe disa efektivë të policisë së
Durrësit, të cilët menjëherë pas
fi llimit të krismave të armëve mes
agjentëve të policisë dhe Dajtit
kanë shkuar në vendin e ngjarjes,
poshtë një pallati gjashtëkatësh,
në afërsi të rrugës që të dërgon te
pista "Iliria" në qytetin bregdetar
të Durrësit. Një fakt interesant
është se titullarët dhe agjentët e
policisë të pyetur rreth operacionit
kanë deklaruar të njëjtat fakte.
Drejtuesit e Policisë së Shtetit që
kanë pasur dijeni dhe kanë fi rmosur
për operacionin e arrestimit të
Dritan Dajtit kanë qenë të gjithë
në një mendje para hetuesve
të prokurorisë. Dëshmitë janë
regjistruar në fashikullin hetimor,
ndërsa kanë një përputhje deri
në detaje. Marrja e dëshmive
të punonjësve të policisë, sipas
prokurorisë, nuk është marrja e
përgjegjësive mbi ta, por faktet
që mund të hedhin dritë mbi
masakrën e 7 gushtit në Durrës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›