Zonat rreth Athinës përfshihen nga flakët
Zjarri vazhdon që të shtohet dhe të kërcënojë
gjithnjë e më shumë zona e fshatra në afërsi
të Athinës, kryeqytetit të Greqisë. Por fenomeni
i përket gjithë Greqisë, ku dhjetëra vatra me
fl akë të mëdha sa vjen e po përhapen duke djegur
plantacione të tëra me ullinj. Dita e djeshme ka
shënuar edhe kulmin e kësaj situate që ka nisur të
përkeqësohet ditët e fundit dhe të karakterizohet
nga shpërthime e djegie masive, veçanërisht në
zonat rreth Athinës. Zjarri është ndihmuar edhe
nga era e fortë që e shton sasinë e fl akëve dhe vrullin
e tyre për të ecur përpara dhe për të "pushtuar"
hapësira të reja. Skuadra të tëra zjarrfi kësish dhe
avionë me lëndë të posaçme po përpiqen që të
shuajnë zjarrin dhe ta vënë situatën nën kontroll,
por kjo për momentin është shumë e vështirë. Nga
përvojat e hidhura të verërave të kaluara, zjarri, para
se të shuhet, dëmton shumë toka dhe ndërtesa, për
të mos folur për humbjet në njerëz. Sipas burimeve
zyrtare, në Greqi, në tërësi kanë shpërthyer 65 zjarre
që mund të konsiderohen si të mëdha dhe po gjatë
ditës së djeshme qeveria ka shpallur gjendjen e
jashtëzakonshme në rajonin e Atikës. Kjo situatë
ka ngjallur frikë e panik te banorët e zonave, një
pjesë e të cilave janë zhvendosur në vende të tjera
më të sigurta. Flakët kanë ecur drejt qyteteve të tilla
si Grammatiko, Kalentzi dhe Varnavas, në afërsi
të qytetit Marathon, 40 kilometra larg kryeqytetit
grek. Rruga për të mbërritur në këto zona është
e zënë nga zjarri dhe komunikimi me to është
vështirësuar shumë e në disa raste nuk mund të
bëhet veçse me avionë apo helikopterë. Zjarri ka
përfshirë edhe shumë shtëpi banimi dhe ndërtesa
të tjera, ndërkohë që është e pamundur të jepet
një informacion i plotë i dëmit në tërësi. Lajmi i
mirë është që deri më tani nuk ka pasur viktima
në njerëz, vetëm ndonjë plagosje tek-tuk. Rrugët
janë mbushur nga banorë që u largohen vatrave
të zjarrit përmes makinave, motorëve, madje edhe
më këmbë. Gjatë pasdites së djeshme, zjarri iu avit
periferisë athinase të Rodopolisit dhe Stamatës.
Vitet e fundit zjarret kanë qenë me të vërtetë
fenomene të frikshme dhe me pasoja të jashtëzakonshme
në Greqi. Do të mbahet mend gjatë ai i
vitit 2007, që mori jetën e 70 personave dhe shkaktoi
miliarda euro dëme materiale. Përveç zonave
të Athinës, zjarre të veçuar ka pasur edhe në disa
ishuj, si në Zakynthos. Në korrik zjarret u bënë
shumë problematikë jo vetëm për Greqinë, por për
të gjitha shtetet e nxehta të Mesdheut si: Spanja,
Italia e Franca.