Durrës, emigrantët rikthehen drejt vendeve evropiane
Burime nga drejtoria rajonale e policisë së kufirit dhe migracionit bëjnë të ditur se, vetëm tre ditët e fundit në pikën e kalimit të kontrollit kufitar në portin e Durrësit, më i madhi në vend, janë regjistruar në dalje nga territori shqiptar mbi 36 mijë vetë me rreth 7 mijë autovetura.
Ndërkohë, numri i atyre që mbërrijnë këto ditë në Durrës nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes, është 10 herë më i vogël se sa numri i udhëtarëve që nisen me tragete nga Shqipëria drejt Italisë, për të vijuar më pas me automjetet e tyre në vende të tjera si Francë, Gjermani, Zvicër, etj.
Nga fillimi i muajit gusht, sipas statistikave zyrtare, në portin e Durrësit kanë mbërritur 129 tragete me 104.945 udhëtarë me 28.000 automjete, ndërsa janë larguar po nga ky port drejt Italisë 136 tragete me 88.468 udhëtarë me 19.356 automjete gjithsej.
Gjatë 22 ditëve të para të muajit gusht kanë lundruar me tragete 27 mijë udhëtarë ose 13 për qind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2008.