E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i"Reporterët pa Kufij",60 gazetarë të vdekur në 2008-ën

Organizata 'Reporterët pa Kufij', ka lajmëruar në raportin e saj vjetor se numri i gazetarëve të vrarë në krye të detyrës ka rënë në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2008. Megjithatë organizata me qendër në Paris
nuk njofton përmirësime në lirinë e shtypit në mbarë botën. Raporti thotë se 60 gazetarë kanë vdekur në vitin 2008, krahasur me 86 që ishte numri i gazetarëve të vrarë një vit më parë. Në raport thuhet se ulja e numrit të gazetarëve të vrarë i detyrohet edhe uljes së numrit të gazetarëve të vrarë në Irak. Gjatë këtij viti, 15 gazetarë humbën jetën në Irak, që është një e treta e numrit të gazetarëve të vrarë në 2007. Por sipas raportit, Iraku vazhdon të mbetet një vend i rrezikshëm për gazetarët. Pas Irakut, Filipinet dhe Meksika janë vendet më të rrezikshme për reporterët. Organizata 'Reporterët pa Kufij' shprehet se në përgjithësi, rënia e numrit të vdekjeve nuk duhet të maskojë faktin që kërcënimet dhe censura ndaj gazetarëve ka qënë shumë e përhapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›