E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet akciza e naftës në 37 lekë për litër

Një projektligj i ri synon rritjen e akcizës së karburanteve në 37 lekë për litër, nga niveli 25 deri në 35 lekë për litër që është aktualisht. Importuesit e karburanteve kanë deklaruar se kjo masë e qeverisë do të rrisë çmimin e karburanteve me 10 lekë për litër. 

TIRANE- Ministria e Financave do të zbatojë një sistem të ri për akcizën e karburanteve. Projektligji që pritet të kalojë për miratim së shpejti parashikon fiksimin e akcizës në 37 lekë për litër. Ndërkohë që sistemi i mëparshëm parashikonte luhatjen e akcizës në kufijtë 25 deri në 35 lekë për litër. Sipas burimeve nga dikasteri I Financave, nëpërmjet kësaj mase synohet që të vendosen në kushte të barabarta akciza për naftën e importit me atë vendase, pas privatizimit të kompanisë ARMO.
Burimet nga ministria pranojnë se sistemi i ri do të shkaktojë rritje të çmimit, e cila sipas tyre do të jetë deri në 4 lekë për litër dhe jo 10 lekë siç pohojnë importuesit e karburanteve.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›