Shtyhet seanca për Remzi Hoxhën

Shtyhet serish seanca gjyqësore, për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Trupi gjykues ka vendosur ta shtyjë gjygjin për shkak se nuk ishin paraqitur dëshmimtarët. Seancën e kaluar trupi gjykues kishte vendosur që 12-të dëshmitarët që nuk ishin paraqitur të bëhëj shoqerimi i tyre nga policia , në mënyrë që të dëshmonin për zhdukjen e Hoxhës. Prokurori ka deklaruar se në adresat që ka aktualisht për deshmitarët , u është dërguar njoftimi , por më sa duket as këtë radhë nuk janë paraqtitur për të dëshmuar për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Togat e zeza kanë vendosur të shtyjnë seancen, me datën 13 janar të 2009-ës, pasi nuk ishin paraqitur dëshmitaret , duke qënë se kjo seancë ishte caktuar për të dëgjuar dëshminë e 12-të dëshmitarve në lidhje me ngjarjen.