Raporti mbi lirinë e shtypit, Shqipëria e fundit në Ballkan
Raporti vjetor i organizatës "Reporterët pa kufij" për vitin 2009 thotë se Shqipëria ka shënuar hapa prapa në lirinë e medias. Dokumenti i publikuar dje konstaton se në krahasim me vitin 2008, për lirinë e shtypit Shqipëria është renditur me 9 vende prapa. Nëse një vit më parë e njëjta organizatë e rendiste Shqipërinë në vendin e 79, sot ajo e rendit në vendin e 88. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria, bazuar mbi raportin, rezulton të ketë treguesin më negativ për lirinë e shtypit. Kosova renditet më mirë në raport, duke u pozicionuar në vendin e 75. Ndër vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, Maqedonia renditet në vendin e 34, Serbia në vendin e 62, ndërsa Mali i zi në vendin e 77. Vendet fqinje si Greqia dhe Italia janë shumë para në renditje. Greqia figuron në pozicionin e 35, ndërsa Italia në vendin e 49 sa i përket lirisë së shtypit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e njohur si kampione e demokracisë, renditet në vendin e 22 sa i takon lirisë së medias. Në tabelën e ofruar, Shqipëria ka një koeficient 21.75 dhe lë pas shtete të tilla si Senegal, Ukrainë, Mongoli, Izrael, Qatar, Bolivi, Kenia etj.
Raporti vëren se 18 vjet pas rënies së komunizmit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u përshëndet nga e gjithë media dhe klasa politike. Ky hap u duk si një "mrekulli e lirisë", për të cilën media e pavarur ishte e etur për ta gëzuar. Por, vijon raporti, "vitaliteti dhe rritja në sektorin e medias jo gjithmonë siguron lindjen e pluralizmit të vërtetë të lajmeve dhe informacionit. Gazetaria hetimore mbetet në fazën embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë në një shtyp që u përkasin ose grupeve industriale të vendosur për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit, ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën". "Reporterët pa kufij" thonë se "kontrolli i qeverisë mbi mediat publike është i gjithëpranishëm. Në pozicionin e menaxhimit të medias janë emërime politike që sigurojnë një linjë të favorshme editoriale". Raporti insiston se mbi median qeveria ushtron presion, duke përdorur taksat, heqjen e reklamave, çka çon edhe në një "vetëcensurim" të një numri të madh mediash. Në raport konstatohet se edhe pse disa media janë të financuara privatisht, ato nuk janë të mbrojtur nga një sërë formash presioni. "Faturat e tepërta për shërbime publike, tërheqja e reklamës, ndryshimet e taksave janë armët ‘ligjore‘ të përdorura për të promovuar vetëcensurën, e cila është tashmë e dukshme në një numër të madh të mediave", vlerëson raporti. Në përmbajtjen e tij, raporti citon edhe dy raste specifike të presionit të qeverisë ndaj medias. Përmendet gjoba ndaj televizionit "News 24" për transmetimin në prag të fushatës së reklamës së G99, si dhe nxjerrja jashtë godinës e gazetës "Tema". "Gazetaria hetimore mbetet në fazën embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë në një shtyp që u përkasin ose grupeve industriale të vendosur për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën", këmbëngulet në raport.