E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti negativ, Berisha: Jam gati për dialog

Ambasador i BE në Tiranë Etore Sekui ka dorëzuar raportin e Komisionit Europian në Kryeministri. Në një prononcim për mediat pas takimit me kreun e qeverisë ambasadori Sekui tha se raporti është panoramë e gjendjes ku ndodhemi sot. Sipas ambasadorit europian raporti tregon një mënyrë për të ecur përpara në rrugën e integrimit europian.
“Ishte një takim i frytshëm. Raporti është panoramë e gjendjes ku ndodhemi në sot, raporti tregon mënyrën për të ecur përpara në rrugën e integrimit. Nga ana tjetër kryeministri Berisha ka shprehur gadishmërinë për përmbushjen e 12 prioriteteve. Kemi besim se Shqipëria I ka standartete e duhura për të plotësuar hapjen e rrugës për në BE”, tha Sekui.
Ndërkohë kryeministri Berisha tha procesi i integrimit europian mbetet I rëndësishëm për qeverinë shqiptare .
“Jam mirënjohës për KE për ndihmën e madhe bujare që i japin Shqipërisë. Siguroj se procesi i integrimit europian mbetet për qeverinë shqiptare i rëndësishëm, ky proces është në interesin më të mirë të qytetarëve por nuk mund të jetë përvec se me meritë dhe performancë” tha Berisha. Kreu I qeverisë shqiptare gjatë fjalës së tij i bëri apel liderit të opozitës, Edi Ramës për bashkëpunim.
“I thashë dhe ambasadorit se është një traditë fatkeqe që problemet i shohim tek të tjerët dhe jo te vetja, unë u them shqiptarëve se problemet janë te vetja jonë, se nuk ekziston asnjë vend tjetër ku nuk votohen kërkesat e BE, por në Shqipëri nuk votohen. Unë jam i gatshëm të shoh përpara, jam i gatshëm që nesër të adresojmë reformën zgjedhore, por rivali im propozon inskenim qesharak, të ulemi në tavolinë me konsensus dhe kur të ketë të drejtë të vote ta japë pa konsensus, unë i them me konsensus të votoj, adreso amendamentet dhe silli ti votojmë", deklaroi Berisha duke i drejtuar ftesë Ramës që nëse do me konsensus le të ulen me ekspertë ndërkombëtarë.
Berisha shprehu se është hapur për dialog, por duke mos shkelur disa parime bazë kushtetuese të vendit. Ai theksoi se Shqipëria ngelet e vendosur të punojë për të gjitha problemet e ngritura në raport, ngelet e hapur për dialog natyrisht brenda disa parimeve themelore kushtetuese dhe demokratike.
Ndër të tjera Kryeministri Berisha tha se, "Zoti Rama pasi humbi zgjedhjet me një humbje të thellë me 140 mijë vota, u tha qytetarëve shqiptarë se nuk do pengoj procesi ne integrimit dhe se do votoj për ligjet për integrimin, pas kësaj kryetari i opozitës ndërroi pllakën në mënyrë të zakonshme dhe paraqiti 10 pika nga të cilat kërkesën për reformën zgjedhore.U pranuan shumica e kërkesave, por nuk mund të pranohej propozimi i tij që përmbyste reformën se kur përfaqësuesit socialist ti drejtohen komisionit të Venecias. Më vonë gjithë rekomandimet ia dërgon Presidentit Topit dhe kërkoi që zoti Topi të bëjë atë që thotë Rama, pasi ai që mendon se mund të shndërrojë një shumicë në pakicë, e tentoi shumë herë zoti Rama por dështoi. Por Rama e ka gjetur veten në rol bllokimi".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›