Mblidhet Këshilli Bashkiak, debate mes palëve

Këshillli i ri Bashkiak ka nisur mbledhjen e parë mes debatesh të shumta mes palëve politike. Kreu i Këshillit, Njazi Kosovrasti i njohu këshilltarët me projektvendimin që pritet të diskutohet. Këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi tha se njoftimi për mbajtjen e mbledhjes dhe rendin e ditës është në kundërshtim me rregulloren dhe ligjin, pasi njoftimi për mbajtjen duhet të ishte bërë 5 ditë përpara. Sipas Dalipit këshilltarët e PS-së kanë dërguar një kërkesë për një mbledhje jashtë rradhe në shtator, dhe nuk është pranuar, duke shkelur ligjin dhe rrgulloren. Por nga ana tjetër kreu i këshillit bashkiak Kosovrastit, kërkesa nuk ka qenë e mbështetur në rregullore dhe ligj, ndaj dhe është refuzuar.