E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti për dhëndrin tim është i trilluar

Berisha:
Vetë kryeministri Berisha është pyetur nga mediat në lidhje me raportin e Bankës Botërore, por ai ka mohuar të gjitha. "E vërteta është një raport që është i mbushur me trillime, të cilat vijnë si rezultat i një rivaliteti midis grupeve të ndryshme të Bankës Botërore.


E vërteta është që ato çfarë raporti, apo njolla që raporti ia atribuon kësaj qeverie, janë pikërisht njollat që zbardhi kjo qeveri dhe që i kishte nxirë qeveria e mëparshme. Nëse ne trashëguam një plan me njolla ndërtimi, në zona të caktuara ndërtimi, ku mafia shqiptare kishte vendosur të ndërtonte parajsën e saj, kjo qeveri dhe ky projekt i fshiu të gjitha ato dhe u dha të drejtën autoriteteve lokale për t'i përcaktuar ata zonat e zhvillimit, ndërkohë që studimi përjashton apo përcakton vetëm kushtet ku nuk mund të ndërtohej. Kjo është e vërteta",- tha kryeministri Berisha.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›