Projektligji parashikon sigurim të detyrueshëm për palët e treta
Ditën e djeshme Komisioni i Ekonomisë zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërive të Sigurimit në vend, lidhur me projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit". Ky projektligj është miratuar në mbledhjen qeverisë të datës 26 nëntor të vitit 2008.
Projektligji propozohet me qëllim përmirësimin e bazës ligjore të sigurimit të detyrueshëm. Ky zhvillim ligjor ndërmerret në një kohë kur tregu i sigurimeve ka avancuar me shpejtësi dhe kërkohen ndryshime ligjore në përgjigje të këtij zhvillimi, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit, sipas projektligjit të ri përfshin, sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet, shkaktuar palëve të treta, nga përdorimi i këtij mjeti, sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të avionit, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta dhe pasagjerëve, nga përdorimi i këtij avioni, sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit lundrues, që më poshtë do të referohet si sigurimi i pronarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta, nga përdorimi i këtij mjeti. Çdo pasagjer në rast fatkeqësish në udhëtimet e tyre do të dëmshpërblehet nga agjencitë e sigurimit. Qeveria me projektligjin e ri ka parashikuar sanksione të reja për sigurimin e udhëtarëve, që duhet të realizohet dhe nga ana e pronarëve të përdoruesit të mjeteve motorike. Pronarët e mjeteve të transportit publik të pasagjerëve janë të detyruar të lidhin kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik. Minimumi i shumës së siguruar si detyrim i një shoqërie në kontratën e sigurimit është 2 milionë lekë. Kjo përfshihet për çdo pasagjer të mbuluar nga kontrata e sigurimit në rast vdekjeje. Ndërsa minimumi i shumës së siguruar për çdo pasagjer në rast të paaftësisë së përhershme është 4 milionë lekë. Në nenin 20 të këtij drafti, theksohet se pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi në rast kur pasagjeri vdes, ka të drejtë sipas kushteve të kontratës së sigurimit, të kërkojë që shoqëria e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë drejtpërdrejt tek ai. Në projektligj janë përcaktuar pagesat minimale të sigurimeve për dëmet që shkaktohen nga aksidentet me pasojë vdekjen. Kufiri minimal është 50 milionë lekë. Për mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme, sigurimi shkon deri në 200 milionë lekë. Për dëme të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës nga një ngjarje për autobusët dhe kamionët, përfshirë rimorkiot, shoqëria e sigurimit duhet të paguajë 15 milionë lekë, ndërsa për mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme shuma që duhet të paguajë shoqëria e sigurimit shkon në 20 milionë lekë. Gjithashtu ky ligj përcakton dhe afatet e dëmshpërblimit për të dë2mtuarin e siguruar. Sipas këtij ligji, siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim dhe në përfundim të trajtimit të saj duhet, të njoftojë palën e dëmtuar për masën e dëmshpërblimit të vlerësuar prej tij, kur është vërtetuar detyrimi i siguruesit, përgjegjës për të paguar dëmshpërblim, që rrjedh nga sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, në rast të refuzimit të kërkesës për dëmshpërblim, të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim. Gjithashtu siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim dhe të kryejë njoftimin përkatës, për dëme jopasurore, brenda 90 ditëve nga data e plotësimit të dokumentacionit, që shoqëron kërkesën për dëmshpërblimin. Ndër kohë që për dëme pasurore, siguruesi duhet të njoftojë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblimin. Ky ligj përcakton saktë dhe sanksionet për mosrespektimin e afateve nga siguruesi. Një tjetër piikë e rëndësishme e këtij ligji është dhe neni mbi masat administrative të autoritetit. Sipas këtij ligji autoriteti ka të drejtë të marrë bmasa të përshkallëzuara ndaj shoqërive të sigurimeve deri në heqjen e plotë të licencës kur vëren një numër, të lartë dhe të përsëritur, të rasteve me shkelje. Në nenin 20 të këtij ligji parashikohen dhe rastet e kompensimit të pasagjerëve kur pronari i mjetit është i siguruar dhe i pasiguruar. Kështu ligji parashikon rastin ku pasagjeri i përfshirë në një aksident ose përfituesi, në rastin kur pasagjeri vdes, ka të drejtë, sipas kushteve të kontratës së sigurimit, të kërkojë që shoqëria e sigurimit, me të cilën është lidhur kontrata e sigurimit, të paguajë detyrimet, që rrjedhin nga kjo kontratë, drejtpërdrejt tek ai. Gjithashtu parashikohet edhe rasti kur pronari i një mjeti transporti, që ka lidhur një kontratë për sigurimin e pasagjerëve në transportin publik, është përgjegjës për dëmin e ndodhur, çdo kompensim i dëmeve ndaj palëve të dëmtuara, sipas sigurimit të përgjegjësisë, që rezulton nga përdorimi i mjetit të transportit, nuk përfshin shumën, që u përket palëve të dëmtuara, sipas sigurimit të detyrueshëm të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik.
Ndërkohë që ligji parashikon edhe rastin e dëmshpërblimit në rastin kur pronari i mjetit nuk ka siguruar pasagjerin. Në këtë rast ligji në nenin 21 të tij sqaron se pasagjeri ose personi, përfitues të kontratës së sigurimit, nëse do të ishte lidhur, ka të drejtë të kërkojë pagesën e shumës së siguruar nga fondi i kompensimit. Ky ligj realisht përafron legjislacionin e sigurimeve me atë europian duke mbushur boshllëqet e deritanishme në legjislacion.
Për dëme biologjike, me pasojë vdekjen, dëmtime shëndetësore dhe përkeqësime të shëndetit, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh të ardhura nga një ngjarje sigurimi:
për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot, 150 000 000 lekë;
për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme, 200 000 000 lekë;
për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara, 50 000 000 lekë.
Për dëme morale dhe ekzistenciale, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi, si më poshtë vijon:
dëmi moral dhe ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia, e pjesshme a e përhershme, 1 000 000 lekë;
dëmi moral dhe ekzistencial, nga dëmtime të tjera, 500 000 lekë;
dëmi moral, nga paaftësia totale, e përhershme, 2 000 000 lekë;
dëmi ekzistencial, nga vdekja apo paaftësia totale, e përhershme, 1 500 000 lekë.
Kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje të sigurimit, sipas shkronjave a e b,
të kësaj pike, 20 000 000 lekë.
Për dëme, të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, nga një ngjarje:
për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot, 15 000 000 lekë;
për mjete, që transportojnë lëndë të rrezikshme, 20 000 000 lekë;
për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara, 10 000 000 lekë.
Kontrata e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, lidhet nga pronarët e:
autobusëve urbanë, interurbanë dhe për transport publik ndërkombëtar, përfshirë edhe rastet kur merren me qira;
autobusëve të transportit të punëtorëve dhe autobusëve të shoqërive turistike;
taksive dhe makinave me qira, kur jepen së