E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi akuzon të Bankën Botërore si mbështetëse të Edi Ramës

Raporti i BB
Banka Botërore bën të ditur në deklaratën e saj, se Paneli i Inspektimit ka nxjerrë së fundmi një raport të titulluar: Raporti i investigimit për projektin e financuar nga Banka Botërore për Menaxhimin e Integruar dhe Pastrimin e Bregdetit në Shqipëri. Njoftimi sqaron se në përgjigje të këtij raporti, Grupi i Menaxherëve të Bankës Botërore ka përgatitur një material, të cilin ia ka dërguar Bordit te Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore për ta marrë në shqyrtim dhe konsideratë. Banka Botërore nuk mund të komentojë me tej, derisa Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të mblidhet dhe të diskutojë raportin si dhe përgjigjen e grupit të menaxherëve, - thuhet në këtë  deklaratë. Takimi i Bordit parashikohet të mbahet në mes të muajit shkurt, dhe pas këtij takimi, raporti i përgatitur nga Paneli i Inspektimit dhe raporti i Grupit të Menaxhereve do të bëhen publikë. Më poshtë vijon raporti i plotë i Panelit të Inspektimit mbi këtë çështje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›