Raporti, shqiptarët janë më të lumturit e rajonit
Shqipëria renditet e 54 në Indeksin e planetit të lumturisë për këtë vit. Raporti u publikua dje nga New Economics Foundation (NEF), një institut i pavarur me qendër në Britani. Me anë të HPI (Happy Planet IndeX) matet lumturia në bazë të jetëgjatësisë, cilësisë së jetesës, si dhe të dhënave mbi ambjentin. Në total janë vëzhguar 143 vende, të cilat janë renditur nga 0 në 100 pikë në bazë të tre indekseve: jetëgjatësisë, nivelit të jetesës si dhe ndikimeve ekologjike. Vendi më i lumtur në botë është Kosta Rika, e cila raporton jetëgjatësinë më të lartë, 78.5 vjet, dhe një dëm të vogël ekologjik, ndërsa vendi më pak i lumtur është Zimbaveja. Shqipëria është e renditur në vendin e 54 me 47.9 pikë në indeks. Mosha mesatare e jetëgjatësisë është 76.2. Në Shqipëri bëhet një jetë e varfër për sa i përket kënaqësive të të jetuarit me -5.5 në një renditje nga 1- 10. Përsa i përket burimeve ekologjike, Shqipëria ka shifrën 2.2 % çka tregon se vendi vazhdon të ketë burime ekologjike të pashfrytëzuara. Duke u mbështetur në këtë raport, Shqipëria është vendi më i lumtur në rajon duke u renditur e 54-tërta, më pas vjen Serbia e cila renditet e 58, Kroacia e 60-ta, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Sllovenia e 66-ta, Bullgaria e 82-ta, Turqia e 83-ta dhe Greqia e 97-ta. Shqiptarët sipas këtij indeksi janë madje më të lumtur se amerikanët, të cilët renditen në vendin e 114 përsa i përket indeksit të planetit të lumtur, të publikuar nga New Economics Foundation.
indeksi i lumturise
143 vende janë monitoruar gjithsej 54 vendi në të cilin renditet Shqipëria 47.9 pikë ka marrë Shqipëria në indeksin e lumturisë 76 .2 vjeç është jetëgjatësia mesatare 5.5 pikë ka marrë sa i përket varfërisë 2.2% është shifra që ka Shqipëria për burimet ekologjike 114 në listën e shteteve renditen amerikanët