E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrihet para shtëpisë, një i plagosur

 

POGRADEC - Qëlloi për t’u vetëmbrojtur, përfundon në pranga. Ngjarja ndodhi në Pogradec rreth orës 02.00 të së hënës kur Luan Tollozhina, 47 vjeç është sulmuar me mjete të forta nga tre persona, në momentin kur ai po futej tek pallati i tij. Por ai ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete duke qëlluar në drejtim të agresorëve. Njëri prej tyre është plagosur dhe ndodhet në spitalin Ushtarak, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim. Policia tha se protagonistët e ngjarjes janë Artur Musolli, 35 vjeç, nga fshati Verdovë, i dënuar me parë për “plagosje të rëndë me dashje”, Bledi Buzo, 30 vjeç, nga Pogradeci dhe Markel Hafisllari, 25 vjeç, nga Vërdova, i dënuar më parë për “armëmbajtje”. Blutë gjetën në vendin e ngjarjes leva dhe mjete të tjera që ata kishin përdorur. Për efekt hetimit policia nuk dha informacione të tjera, veç dyshimin paraprak se ngjarja kishte ndodhur për pazare të prishura ndërmjet tyre dhe viktimës.               j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›