E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja per President hapet nje vit para zgjedhjeve

Debati

Zgjedhjet per Presidentin e ri i takojne veres se vitit 2012 por debati per emrat tradicionalisht lind me heret. Kesaj radhe me shume sesa frika per nje bllokim kushtetues eshte ajo e llogarive politike qe po nxit diskutimin. Kryesor eshte deklarimi i kreut aktual te shtetit Bamir Topi se pas perfundimit te detyres ai do te hulumtoje mundesite per projekte politike qe ndoshta dalin edhe jashte kuadrit te nje riangazhimi ne Partine Demokratike. Po keshtu nje arsye eshte edhe nevoja per te mos kaluar me ne improvizime dhe zgjidhje te momentit te fundit qe ne pergjithesi kane karakterizuar vendimet per emrin e Presidentit te Republikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›