E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri sirian: Kriza po shkon drejt fundit

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Sana”, e cila sqaron se këtë deklaratë kryeministri e bëri gjatë një takimi të zhvilluar sot në Damask me presidentin e Unionit të Bujqve Sirianë.

Duke deklaruar se kriza kishte mbërritur tashmë në fazën e fundit, Halqi tha se ''për t'i bërë ballë krizës, për t'i dhënë fund dhunës dhe për të arritur një zgjidhje paqësore që do të garantonte sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë, duhet punuar ndjeshëm në katër nivele, atë të sigurisë, atë politik, social dhe atë ekonomik''.

Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, deklaroi se gjatë ditës së sotme janë zhvilluar luftime të ashpra në shumë prej lagjeve të Alepos.

“Përleshjet e armatosura shpërthyen në Kasr al-Bustan, në pjesën jugperëndimore të Alepos dhe pranë Izaas, dy rajone që janë bombarduar rëndë nga forcat ushtarake të regjimit sirian të Bashar al-Assad, sipas njoftimeve nga banorët e zonave, ndërkohë që luftime të përgjakshme kanë përfshirë edhe zonat më në jug drejt Soukkars”, njofton OSDH./Start/

                                                                                             2012-09-18 16:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›