E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesja Fajon takime ne Prishtine

BE

Kryetari i Kuvendit te Kosoves Jakup Krasniqi kishte dje nje takim me shefin e delegacionit te Parlamentit Evropian ne Komisionin per bashkepunim parlamentar BE-Rusi njeheresh i ngarkuar edhe me Ballkanin Perendimor vecanerisht me Serbine Knut Fleckenstein si dhe Tanja Fajon raportuese  e Komisionit per Pune te Jashtme te Parlamentit Evropian mbi ceshtjet e liberalizimit te vizave per Ballkanin Perendimor. Me kete rast u bisedua rreth bashkepunimit ndermjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit te Kosoves. Ne kete fryme kryekuvendari Krasniqi u falenderua per bashkepunimin ndermjet parlamenteve ndersa mysafiret nga Bashkimi Evropian u zotuan per thellim te metejme te ketij bashkepunimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›