Spahiu Bojaxhiu Pasha e Xhufi kandidatet tane per president
Kreshnik Spahiu i cili foli dje me detaje per partine e tij i hodhi nje sfide te pare politikes shqiptare duke i paraqitur tre emra intelektualesh shqiptare per postin e Presidentit te Republikes. Perballe gazetareve ne emisionin Top Story te gazetarit Sokol Balla ne Top Channel Spahiu theksoi se Aleanca Kuq e Zi tashme ne rolin e saj si parti do te propozonte emrat e Myslym Pashes Gjergj Bojaxhiut dhe Pellumb Xhufit per te hyre ne garen presidenciale te qershorit te ketij viti. Aleanca do te futet ne sfiden e presidentit do te kete konstruktivitetin ti ofroje politikes per president figura si Myslym Pasha Gjergj Bojaxhiu dhe Pellumb Xhufi deklaroi prere Spahiu duke theksuar se figura te tjera do te dilnin ne skene me kalimin e kohes. Spahiu foli edhe per akuzat qe kryetari i komisionit hetimor Enkelejd Alibeaj i kishte bere ne gazeten Shqip per origjinen e tij. Akuzave te deputetit demokrat Alibeaj se ai nuk kishte kombesine shqiptare Spahiu iu pergjigj se ato i vinin per shkak te faktit se komisioni hetimor u ngrit per veprimtarine e tij si numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise. Kete akuze e bejne ata qe e shesin Shqiperine si placke tregu. Fatkeqesisht ndodh shpesh ne Shqiperi qe kur humbet argumenti politik kalohet ne akuza personale. Une kam nje prejardhje thellesisht etnike shqiptare babai nga Prizreni i cili ka ardhur ne Tirane per shkak te diskriminimit ne ish-Jugosllavi. Ndersa nena vjen nga familjet Ismailati e Bejleri te Libohoves qe u jane mohuar shume te drejta ne Greqi per pune pronash deklaroi Spahiu duke mbrojtur me force origjinen e tij. Duke folur per sistemin e drejtesise ku ai vete ishte pjese Spahiu thekson se ky sistem aktualisht ne vend eshte fiktiv dhe kontrollohet nga dy partite kryesore PD dhe PS. Ai theksoi se komisioni hetimor per te kerkuar shkarkimin e tij ishte bere nga mazhoranca per ti dhene nje mesazh te qarte gjyqtareve qe kishin dore ceshtje te rendesishme si Meta dhe 21 Janari. Kryeministri Berisha kerkoi ngritjen e komisionit shkarkimor me 16 janar ne te njejten dite e minute kur duhet te jepej vendimi per Ilir Meten ne te njejten dite kur vinte ekspertiza e FBI-se qe lidhet me 21 janarin. Edhe nese analisti me pro qeverise thote se keto jane rastesi une terhiqem. Nese ka nje njeri miop qe mendon se shkarkimi i Spahiut ka ardhur sepse ishte ferre neper kembe qe shkarkimi i tij ishte nje mesazh per cdo gjyqtar atehere ai eshte me te vertete miop deklaroi Spahiu. Sipas tij Aleanca do te kontribuonte ne dhenien fund te tranzicionit shqiptar dhe se do te fokusohej edhe te nevoja qe ka vendi per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme. Spahiu theksoi se partia e tij nuk ka asnje lidhje me dy partite e medha ne vend te cilat i quajti bolshevike. Ai u shpreh se nuk kishte asnje bashkepunim me ate qe quhej partia e Topit por theksoi se nese kjo nisme realizohej ai nuk kishte asnje paragjykim per te bashkepunuar me te. Sipas tij AK mund te bente koalicion me cdo parti pervec atyre dy kryesore PD dhe PS. Sipas tij AK ishte partia e te rinjve dhe ishte kunder xhaketave te vjetra ne politike. Ne kete kuader ish- nenkryetari i KLD-se theksoi se AK nuk ishte nje levizje nacionaliste por patriotike qe vjen per ti dhene fund tranzicionit ne vend.