Berisha konsiderate te larte per George Sorros
Kryeministri Berisha falenderoi dje ne menyre personale drejtuesin e fondacionit nderkombetar SOROS George Sorros duke shprehu mirenjohje per mbeshtetjen e shume nismave interesante ne Shqiperi. Ndonese ne retoriken e dites se mazhorances qeverisese drejtuesi i fondacionit te mirenjohur SOROS eshte cilesuar si i afert me kreun e opozites Edi Rama dhe me eksponente te tjere te se majtes dje Berisha theu akujt duke folur me konsiderata te larta per kete figure. Kreu i qeverise e beri kete deklarate gjate pjesemarrjes ne Panairin e Punimeve Artizanale te Grave te Kukesit organizuar ne mjediset e Muzeut Kombetar. Me informojne se projektin ne Kukes e ka mbeshtetur Fondacioni SOROS dhe une dua te falenderoj shume perzemersisht George Sorros i cili ka perzgjedhur nder veprimtarite e tij te shumta edhe mbeshtetjen e ketyre grave per keto krijime artizanale te mrekullueshme. Ne Kukes bashkia dhe SORROS ka bere te mundur qe keto gra te kene edhe nje dyqan ku ato shesin krijimet e tyre deklaroi Berisha. Sipas tij keto praktika te mira duhet te shtriheshin ne te gjithe vendin.