E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit perqendrimi ne Qarkun e Tiranes dhe te Durresit

Zhvillimet Grupimi i ri i se djathtes ben gati levizjet sipas Kodit te ri Zgjedhor qe do te miratohet

Sistemi zgjedhor qe do te vendoset nga dy partite e medha ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te vitit tjeter do te vendose perfundimisht dhe menyren e organizimit qe do te zhvillojne partite e reja qe pritet te hyjne ne loje ne kete proces. Burime prane partise se re te se djathtes qe pritet te dale ne skenen politike ne mesin e muajit te ardhshem bejne te ditur se sistemi zgjedhor do te ndikoje ne menyre te drejtperdrejt ne strategjine qe do te ndiqet nga ana e tyre per te pasur sa me shume sukses ne garen elektorale te 2013-s. Grupi organizator konfirmon edhe pjesemarrjen e ish-kryetarit te Partise Demokratike Eduard Selami ne formacion. Theksohet se figura te cilat kane shprehur hapur simpatine per te ashtuquajturen partine e Topit si Besnik Mustafaj dhe deputeti demokrat Gazmend Oketa nuk pritet te jene qe ne fillim pjese e kesaj levizje por do te ftohen te marrin pjese ne fazat e ardhshme te projektit.

Strategjite

Ndonese dy partite e medha PD dhe PS jane ato te cilat aktualisht jane ne mesin e nje debati te madh per sa i perket reformes zgjedhore interes te larte te ky proces kane edhe partite te cilat do te futen per here te pare ne garen zgjedhore. Organizatoret e asaj qe quhet rendom si partia e Topit qe pritet te shfaqet ne mesin e marsit ne opinionin publik bene te ditur se sistemi zgjedhor do te percaktoje strategjine kryesore dhe shtrirjen e kesaj partie te re. Ne rast se dy forcat aktuale politike do te mbajne ne fuqi te njejtin sistem ose thene ndryshe proporcionalin rajonal atehere kjo parti e re do te thelloje punen ne dy rajonet ku ndjen se ka mbeshtetjen me te madhe ate te Tiranes dhe ne Qarkun e Durresit. Kjo taktike perqendrimi ne keto qarqe pritet te behet ne kuader te domosdoshmerise qe sjell sistemi per tu shpalosur me force ne zonat ne te cilat partia llogarit se ka peshen me te madhe. Por ne rastin e ndryshimit te sistemit dhe kthimit te tij ne nje proporcional kombetar atehere strategjia e kesaj partie pritet te ndryshoje ne kuptimin e nevojes se saj per tu shtrire ne te gjitha rrethet ne menyre proporcionale per te shumefishuar numrin e votave. Pavaresisht sistemit burimet bejne te ditur se partia e re e se djathtes po pergatitet per ngritjen e strukturave te saj ne te gjitha qarqet ne vend per te qene nje force e denje edhe per zevendesimin e njeres prej dy partive te medha.

Figurat

E djathta shqiptare nder vitet e pluralizmit pritet te jete rezervuari kryesor per sa i perket figurave qe pritet ti bashkohen kesaj partie. Pervec Presidentit Bamir Topi i cili pritet te jete edhe drejtues i saj pas perfundimit te mandatit te tij nje figure e konfirmuar tashme si pjese e kesaj levizje eshte edhe ish-kryetari i PD-se Eduard Selami i cili per me shume se 15 vjet jeton dhe punon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nga ana tjeter jo te gjitha figurat te cilat pritet qe rruges ti bashkohen partise do te jene pjese e grupit nismetar i cili do te shfaqet ne mesin e muajit tjeter. Figura interesante te demokrateve si ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj dhe deputeti i PD-se Gazmend Oketa nuk pritet te jene pjese e kesaj levizje qe ne fillim e saj por nisur nga simpatia qe ata kane shfaqur per kete levizje keto personalitete do te ftohen te aderojne ne kete parti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›