Mazhoranca ska vullnet per reforma
I menjehershem ka qene reagimi i liderit te PS-se Edi Rama per debat ne seancen e Kuvendit. Berisha perserit se opozita ka pranuar ato qe i jane ofruar dy vjet me pare. Berisha nuk ka pranuar ende asnje nga rekomandimet kyce te ODIHR-it. Berisha nuk ka pranuar asnje propozim te opozites per permiresimin e sistemit zgjedhor ka deklaruar Rama. Kreu i opozites ka theksuar se ajo qe kerkohet eshte respektimi pike per pike i cdo rekomandimi te OSBE/ODIHR. Te gjithe e dime se sa per zemer e ka Kryeministri funksionimin e demokracise. Qe Sali Berisha kerkon ta zvarrise reformen zgjedhore kete e kemi ditur ka thene Rama duke shtuar se per kete arsye opozita ka kerkuar asistence nderkombetare. Kemi kerkuar dhe marre fjalen e komunitetit nderkombetar per monitorimin e kesaj reforme. Kerkojme nga partneret nderkombetare qe te mos lejojne qe reforma zgjedhore te deshtoje. Neser do te jete vone per ta parandaluar perseritjen e shkeljes se vullnetit te popullit ka shtuar Rama.