Kinemaja kthehet ne Trepce
Trepca vend i njohur per pasuri nentokesore rreth viteve lsquo70 kishte edhe kinemane e vet e cila u ka sherbyer punetoreve dhe banoreve te Shales ndersa eshte furnizuar me filmat e njejte nga kinemaja e qytetit e njohur ne ate kohe si kinema Teslla. Ne kete pjese ne kuader te shkollave kane funksionuar rreth 12 foto kinoklube. Ne kuader te muajit te rinise ne qytetin e Mitrovices do te organizohen aktivitete te ndryshme sportive e kulturore. Shoqata 7arte ka vendosur te organizoje nje aktivitet njeditor te quajtur Kinema Trepca therret. Gjate dites se diel ne Stan Terg ne kinemane e shkaterruar te ketij vendi do te projektohen filma artistike jo vetem nga Kosova por edhe bota. Per Lulzim Hotin drejtuesin e shoqates 7arte te zhvillosh aktivitete kulturore ne nje vend te tille si Trepca e sjell audiencen para nje atmosfere surreale dhe gersheton ndjenja te ndryshme gje qe vetvetiu ambienti dhe rrethi ku shfaqen shnderrohet ne art. Sipas Hotit ideja per te shfaqur filma ne kete kinema eshte e kahershme dhe si e tille ka pasur nje qellim te vetem riaktivizimin e objektit per nevojat e te rinjve dhe banoreve te atyre aneve. Filmat qe do te shfaqen vijne si nje kushtim per te rinjte. Ata do te jene te zhanrit animacion dhe aventure. Nderkaq ne kuader te ketij aktiviteti do te shfaqet edhe nje videoklip permbledhje e filmave te xhiruar ne Mitrovice qe nga viti 1972 deri ne vitin 1991. Lulzim Hoti shpjegon se gjate viteve 1970-1999 jane realizuar filma te gjinive te ndryshme dhe nje nder filmat qe do te shfaqet premiere eshte E dashura ime lugat nje film horror me regji te Sejdi Zekes. Filmi eshte prodhuar ne vitin 1979 ne Mitrovice.