E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nene Tereza monedha e harruar

Qeveria shqiptare premtoi prerje te monedhave floriri e argjendi per 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes. Deri me sot nuk eshte bere asgje. Banka e Shqiperise shprehet se jane duke shqyrtuar procedurat nderkohe qe vende si India apo Franca i prezantuan prerjet e tyre

Pak muaj me pare Kryeministri Berisha deklaroi me shume entuziazem angazhimin e qeverise per festimin e 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes. Po me kaq entuziazem ne nje nga mbledhjet e qeverise ne maj te ketij viti tha se do te priten rreth 1000 monedha floriri e argjendi me portretin e Nene Terezes. E gjitha kjo per te nderuar gruan me te shquar te kesaj toke te te gjitha koherave. Lajmin e transmetuan te gjitha mediat kombetare. Emetimi i nje monedhe nuk ishte nje gjetje shqiptare. Vende te tjera te botes e kishin lajmeruar me kohe ndermarrjen e nje veprimi te tille. Procedurat duhet ti nisim shpejt. Do jete Banka e Shtetit ajo qe do permbushe prerjet ndersa metali me vlere do blihet nga qeveria pati thene atekohe Kryeministri. Gjithashtu nuk harroi as te theksoje se ky vendim nuk prekte rezerven pasi qeveria mund ta blinte ne treg materialin. Po ate dite u fol per ngritjen e nje komisioni i cili do te kishte ne perberje eksperte te vlerave monetare nga Banka e Shtetit nga Ministria e Financave por edhe dizajnues qe do te ndihmonin ne zgjedhjen e portretit qe duhej stampuar ne monedha. Deri me sot asnje monedhe nuk duket. As argjendi e as floriri. Ne nje prononcim zyrtar nga Banka e Shtetit thuhet se jemi ende duke shqyrtuar procedurat. Me sa duket komisioni nuk eshte zgjedhur ende dhe deri me sot nuk eshte folur per ndonje variant te mundshem te propozuar nga dizajnuesit. India e cila qe me pare kishte lajmeruar emetimin e nje monedhe 5 rupi me portretin e Nene Terezes e hodhi ate ne qarkullim. Franca realizoi nje ide te ngjashme me ate te tonen. Per 100-vjetorin e Nene Terezes prene monedha floriri. Per vete misionin qe Nene Tereza kishte ne jete kjo mund te duket edhe nje zgjedhje jo e duhur por keto prerje mbeten deshmi. Nese ndonjehere do te behen ne mungese te nje pervjetori te plote te lindjes per prezantimin e ketyre monedhave do te duhet te zgjedhin ndonje pervjetor lumturimi. Vende te tjera e nderuan me perulesi. Ne Tirane u be shume zhurme per festimin e 100-vjetorit te lindjes se bamireses me origjine shqiptare. U shpall nje program aktivitetesh qe ndryshe nga sa u tha u perqendrua kryesisht rreth 26 gushtit. Per me teper me shume se sa i bene jehone Nene Terezes dhe punes se saj i bene jehone angazhimit qeveritar. Veshja e Tiranes me ngjyrat bardhe e blu ndoshta mund ti jepte pak frymemarrje. Por imazhi qe kam fiksuar me teper nga ato dite ishin afishet e medha vendosur ne cdo cep ku germat e medha nuk te linin ti shpetoje fjalise ...Organizuar nen kujdesin e vecante te Kryeministrit Sali Berisha. Nene Tereza nuk punoi asnjehere per emrin e saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›