E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galeria e Arteve ende nen censure

Ndodh edhe keshtu. Nje gazetari i ndalohet te takoje nje artist e nje artisti ti pergjigjet nje gazetari... Rregullat ato te momenteve te fundit tjeterkush i vendos arsyet ato te vertetat ky tjeterkush i di. Dje Rubens Shima drejtori i Galerise Kombetare te Arteve nuk lejoi gazetaret te intervistonin piktorin Valeri Dyrzi Tarasov i cili pas 20 vitesh kthehet ne Tirane me nje ekspozite vetjake ne sallen e porsarikonstruktuar te kesaj galerie. Arsyeja e dhene njeres prej nesh Ju nuk vini ne konferencen per shtyp. Kjo nuk eshte arsye. Por edhe po te ishte z. Shima do te duhet ti bente te qarta rregullat paraprakisht me artistin e kuratorin e ekspozites e me pas ata tu referonin gazetareve se deri te premten dite kur do te mbahet ekspozita artistit nuk i lejohet te komunikoje me mediat. Por edhe sikur ti merrnim te mireqena keto rregulla prej tyre nuk mund te behen perjashtime. Per cdo ekspozite te meparshme e hapur ne Galerine e Arteve jo vetem gjate kohes se drejtimit te saj prej vete Shimes por edhe paraardhesve te tij ky rast eshte i paprecedente. Cdo te thote ky veprim i bere tani Me 2010-n nje artisti nuk mund ti mohohet fjala e lire e as ti diktohet ajo. Asnjehere me pare nuk ka ndodhur qe gazetarit ti ndalohet takimi apo marrja ne interviste e tij pa nje arsye te forte as kur ne galeri kane ekspozuar emra te rendesishem te artit pamor kjo jo per ti ulur vlerat artistit shqiptar qe vjen pas nje kohe te gjate mungese ne vend. Cudia eshte qe zoti Shima nuk denjon te flase e te sqaroje arsyet se perse nuk e deshironte kete takim i cili nuk do te ishte asgje me shume e asgje me pak vecse jehone per nje ngjarje kulturore e per hapjen e nje ekspozite qe galeria ne fakt edhe aq te shpeshta nuk i ka. Eumlshte per te ardhur keq por ngjan sikur per z. Valeri Shqiperia nuk do te reshte se censuruari e se ndaluari ne nje kohe qe me siguri do te ishte pergatitur per te kunderten. E megjithate nje gje eshte e ditur ne ditet e sotme drejtoret vihen ne krye te institucioneve per ti miremenaxhuar ato per aq kohe sa kane mandatin e jo per ta trajtuar institucionin e kedo qe shkel aty si prone te veten

Redaksia e Kultures Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›