Promovohet romani i shkrimtarit Mehmet Myftiu
Ne ambjetete ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve u be promovimi i romanit te shkrimtarit Mehmet Myftiu. Nepermjet ketij libri lexuesi mund te kuptoje zhvillimin e sistemit socialist ne Shqiperi mbytjen graduale te cdo forme lirie dhe venien ne perdorimin e ideologjise marksiste per te shfrytezuar artistet.
Autori e ka shkruar per here te pare kete roman ne vitin 1964. Kjo veper e perjashtoi shkrimtarin Mehmet Myftiu nga lista e shkrimtareve per 25 vjet me rrathe. E bija e autorit Besa Myftiu u shpreh se kete liber e ka lexuar ne moshe te vogel dhe kur ajo e ka lexuar ka mbetur e befasuar.
Pjesa e pare e romanit eshte botuar ne vitin 1991 dhe tre vjet me pas ai u botua i plote. E ndersa tani ai vjen i plote per te gjithe te apasjonuarit e librit.