E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski-Papandreutakohen në Bruksel

BRUKSEL - Maqedonia dhe Greqia mbeten të përkushtuara dhe mbështesin ndërmjetësin Metju Nimic në përpjekjet për zgjidhjen e cështjes së emrit.
“Ekziston vullnet dhe gadishmëri për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për kontestin e emrit, e cila nuk do ti shkaktojë dëme asnjërës palë” kështu deklaruan kryeministrat e të dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu në takimin e sotëm në Këshillin e BE-së.

Gjatë këtij takimi, siç mësohet nga kabineti i Gruevskit, janë shkëmbyer mendime dhe informacione për shumë çështje me interes të përbashkët dhe rajonal.

Të dy kryeministrat, mes të tjerash, kanë biseduar edhe për sfidat e ndërlidhura me krizën ekonomike botërore dhe integrimet evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit.

Ky është takimi i pestë Gruevski-Papandreu. Katër takimet paraprake ishin vlerësuar si të dobishme për rritjen e besimit dhe mirëkuptimit mes të dyja palëve, por nuk sollën përparim në zgjidhjen e kontestit bilateral për emrin.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›