E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen: Afganët do të marrin përgjegjësitë në 2013

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen është shprehur se pret që forcat afgane të marrin përgjegjësinë e plotë për siguri në vendin e tyre deri në mesin e vitit 2013, duke lejuar që NATO shkallë-shkallë të tërheqë trupat e saj ushtarake.

Duke folur në samitin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, Rasmusen ka hedhur poshtë sugjerimet se tranzicioni gradual, që fillon në mes të vitit 2013, nënkupton se aleanca po mbyllte rolin e saj luftarak në Afganistan.

Të gjitha trupat e jashtme të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, parashikohet të largohen deri në fund të vitit 2014.

Më herët, sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se shpreson se trupat amerikane dhe trupat e tjera të jashtme në Afganistan do ta përfundojnë misionin e tyre luftarak, deri në mes të vitit 2013 dhe ta fillojnë tranzicionin në “rol trajnues dhe këshillues”.

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, i tha gjatë kësaj javë presidentit afgan, Hamid Karzai, se Franca dëshiron ta përfundojë misionin luftarak në Afganistan, në vitin 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›