E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli:Irani disponon material për katër bomba atomike

Shefi i shërbimit ushtarak të inteligjencës në Izrael, Aviv Kochavi, tha se Irani ka material radioaktiv të mjaftueshëm për prodhimin e disa bombave atomike.

Sipas tij, Irani ka akumuluar rreth 100 kilogramë material të tillë, që mjafton për prodhimin e katër bombave bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndërmarrë sanksione të ashpra plotësuese kundër Iranit për programin e tij atomik, duke ndalur importin e naftës nga ky vend.

Teherani thotë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›