E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Do të punojmë për zgjidhjen e konfliktit mes Shkupit dhe Athinës



BRUKSEL - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen theksoi, në fjalimin e parë që mbajti dy ditë më parë në Bruksel, se do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje përsa i përket çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit, gjë e cila e pengon pranimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantikut, shkruan dje gazeta amerikane "The New York Times''. Gazeta ''The New Jork Times'' kujton se në prill të vitit të kaluar në samitin e Aleancës së Bukureshtit Greqia u bë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të çështjes së emrit dhe insistimit që Maqedonia të mos të mbajë këtë emër pasi kështu quhet edhe një rajon në veri të Greqisë.

Ambasadori Fuere: S’ka ende datë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere theksoi se është shumë herët të jepet vlerësim për kohën kur do të shënohet fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. "E dëgjuat komisionarin për Zgjerim, Oli Ren, i cili tha se Komisioni Evropian është i gatshëm të japë rekomandim për fillim të negociatave, por për ta bërë atë, gjithsesi, i duhen argumente maksimale, në mënyrë që t'u tregojë shteteve anëtare se vendi ka kryer pjesë të rëndësishme të punëve. Shpresojmë se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapa për t'u realizuar kjo", - deklaroi ambasadori i Komisionit Europian në Shkup, zoti Fuere, pas takimit të që zhvilloi dje me anëtarët e Këshillit gjyqësor. Lidhur me deklaratën e ministres greke të Punëve të Jashtme, Dora Bakojanis, e cila paralajmëroi veto të dytë për Maqedoninë, Fuere tha se vlerësimi i Komisionit Evropian, bazohet vetëm në përmbushjen e përcaktimeve, por se megjithatë, vendimin politik për atë e mban Këshilli i BE-së.

5 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›