E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montobio: Ruajtja e mjedisit, kriter për në BE

Duke folur për mjedisin dhe ruajtjen e tij, Montobio, u shpreh se të hysh në Evropë, duhet të kesh edhe gjelbërim.

"Shqipëria nuk do të hyjë në Evropë, Shqipëria do të jetë Evropë dhe Evropa nuk mund të jetë ndryshe veçse e gjelbër. Të ndërtosh Evropën në Shqipëri do të thotë të mbrosh mjedisin", theksoi Ambasadori spanjoll, gjatë ceremonisë së promovimit të përmbledhjes së pestë të ligjeve mjedisore 2007-2009, nga Qendra Rajonale e Mjedisit.

Montobio tha më tej se "për të ndërtuar Evropën në Shqipëri do të thotë ta bëjmë mjedisin objekt të së drejtës evropiane, sepse ekziston ky libër që e promovojmë sot, me të gjitha aktet nënligjore që janë përshtatur nga Parlamenti në vitet 2007-2009". Montobio kërkoi nga komunitetit jo vetëm njohjen e ligjeve dhe të së drejtës mjedisore, por dhe zbatimin e tyre nga komunitete, që kanë përgjegjësi për to, sikurse profesionistët e së drejtës, në mënyrë që Shqipëria të ketë mjedis më të mirë.

"Për këtë mjafton të shkosh në plazhet e Shqipërisë për të kuptuar që mjedisi mund të përmirësohet dhe të jetë objekt i punës së të gjithëve", nënvizoi Ambasadori spanjoll në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›