Unv. Epoka memorandum me Kurum dhe Unv. Politeknik
Memorandumi është nënshkruar këtë të hënë, nga KURUM dhe me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit (Universiteti Politeknik i Tiranës) në një ceremoni në ambientet e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nën patronazhin e ministrit Genc Pollo.
Memorandumet u nënshkruan nga Kryetari i Bordit të KURUM International Sh.a. Dr. Zeki Kaya, Dekani i Inxhinierisë së Ndërtimit pranë UPT Prof. As. Dr. Andrea Maliqari dhe Rektori i Universitetit EPOKA Prof. Dr. Hasan Kaplan.
Ministri i Inovacionit dhe i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo deklaroi në ceremoninë e nënshkrimit se ky bashkëpunim përfaqëson në vetvete realizimin në praktikë të vizionit permanent të qeverisë për integrimin më të mirë të shkollës shqiptare me kërkimin shkencor dhe inovacionin teknologjik, duke e sjellë Universitetin gjithashtu më pranë tregut të punës dhe sferës së prodhimit.
“Duke shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim, mbetem i vendosur që politikat tona zhvillimore të përfshijnë gjithnjë e më tepër inovacionin teknologjik, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja teknike, në një mjedis që integron me produktivitet kapacitetet akademike të vendit dhe e bën mjedisin universitar më të aftë për të përfituar nga programet komunitare për kërkimin dhe inovacionin teknologjik”- deklaroi z. Pollo.
Ministri Pollo përmendi mundësinë që gëzojnë prej mëse dy vitesh entet kërkimore dhe shkencore shqiptare, publike dhe private, për të përfituar nga Programi Kuadër 7 dhe një seri programesh të tjera komunitare, ku Shqipëria ka aderuar.
“Vizioni integrues europian i qeverisë gjen në kërkimin shkencor dhe inovacionin teknologjik një prej shprehjeve të veta më të plota”, konkludoi ministri Pollo.
Kryetari i Bordit të KURUM International Sh.a. – Dr. Zeki Kaya, tha se shoqëria që ai drejton po përgatitet të hedhë në treg një seri produktesh të reja të çelikut Kurum Sizmik - me veti të shtuara të rezistencës sizmike. Në këtë kuadër ajo ka kërkuar dhe ka gjetur gatishmërinë e mjedisit akademik për të bashkëpunuar prej afër.
“Për ne është jetike të kemi në këtë fazë bashkëpunimin dhe praninë e stafeve akademike shqiptare, të përbërë nga profesionistë të mrekullueshëm. Janë ata që do të na mbështesin në përpjekjen e përbashkët për të dizajnuar produktet e reja të çelikut, që po përgatitemi të hedhim në treg. Standartet tona europiane të teknologjisë dhe prodhimit janë një garanci e mirë se jemi në rrugën e duhur drejt përmbushjes së nevojave të një tregu rajonal, i cili ka nevojë për produkte më rezistente ndaj lëkundjeve sizmike”, deklaroi Dr. Kaya.
Në fjalën e tij rektori i Universitetit EPOKA Prof. Dr. Hasan Kaplan nënvizoi se Universitetet kanë tre funksione parësore për të përmbushur: të ofrojnë cilësi të lartë arsimore, të realizojnë kërkim shkencore të klasit të lartë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e shoqërive ku veprojnë. Në këtë kontekst, Prof. Kaplan tha se nënshkrimi i këtij Memorandumi është një shenjë e qartë e vullnetit të Universitetit EPOKA për t’u përfshirë në kërkimin shkencor brenda fushës së interesit të firmës KURUM, me theks të veçantë në prodhimin e materialeve të reja të ndërtimit në përputhje me teknologjitë e reja si dhe me kërkesat e tregut.
“Materializimi i këtij Memorandumi do të kontribuojë për t’i dhënë një theks më të gjerë praktikës mësimore në Universitetin EPOKA duke ofruar mundësinë që si stafi akademik ashtu edhe studentët të realizojnë punë kërkimore, praktika dhe punë zbatimore në mjediset e firmës KURUM” – deklaroi Prof. Dr. Kaplan.
Dekani i Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit në Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. As. Dr. Andrea Maliqari tha se Universiteti që ai drejton mbetet në ballë të sfidave të zhvillimit të vendit.
“Fakultetet tona i kanë dhënë këtij vendi një histori suksesi dhe ne për asnjë çast nuk do të reshtim së përqafuari trendet e reja të kërkimit shkencor, në betejën tonë me dijen dhe inovacionin. Ky është misioni ynë parësor dhe detyra që kemi ndaj vendit, ndaj studentëve tanë dhe stafeve akademike që na bëjnë nder”.
“Unë jam i bindur se edhe ky bashkëpunim do të shënojë për ne një hop të ri cilësor në partneritet dhe në bashkëpunim të ngushtë me një investitor të rëndësishëm si firma KURUM”- deklaroi akademik Andrea Maliqari.
Memorandumet e nënshkruara u garantojnë dy Universiteteve mundësi që të zhvillojnë trajnime dhe praktika mësimore pranë uzinës së çeliqeve të firmës KURUM në Elbasan, mbështetje për zhvillimin e diplomave të doktoraturës, etj.