Rasmusen: NATO nuk është armik i Rusisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha sot se NATO dhe Rusia ende nuk i kanë zgjidhur dallimet e tyre pasi të dy palët mund të jenë pengje të “mendimit të Luftës së Ftohtë”. Duke folur në Institutin Chatham në Londër, Rasmussen theksoi se “mund të ekzistojë mendimi i modës së vjetër në të dy palët”.
Më tej, ai i bëri thirrje Rusisë që të mos e kundërshtojë mbrojtjen raketore, që është projekt i aleancës për vendosjen e radarëve dhe raketave për sprapse të sulmeve nga Lindja.
Rasmussen tha po ashtu se zgjerimi në lindje i NATO-s, me ç`rast janë përfshirë ish satelitët sovjetikë, Polonia dhe shtetet baltike, “e ka ndihmuar Rusinë për ndërtimin e strategjisë së saj, që çdo herë e ka dëshiruar: stabilitetin e kufijve të saj perëndimorë”, dhe ka konkluduar se “NATO-ja nuk është armik i Rusisë”.