E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia: Asnjë diskutim me SHBA-në për Asad

Rusia thotë se nuk po diskuton ardhmërinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, me Shtetet e Bashkuara.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Rjabkov, këtë deklaratë e bëri si përgjigjje ndaj raportit në të përditshmen moskovite, “Komersant”, se shtetet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po bënin “përpjekje aktive” për ta bindur Moskën për t`i ofruar Asadit mikpritje.

Përgënjeshtrimi i zotit Rjubkov u bë derisa grupi “Miqtë e Sirisë”, që udhëhiqet nga perëndimi, përgatitet të takohet në Paris të premten.

Moska ka thënë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së premtes dhe e ka akuzuar perëndimin se po synon ta shtrembëroj marrëveshjen e arritur të shtunën në Gjenevë, për tranzicion politik në Siri.

Në Gjenevë, fuqitë botërore u pajtuan për planin e tranzicionit, në të cilin, në mënyrë eksplicite nuk bëhet thirrje që Asadi të tërhiqet, por perëndimi e ka bërë të qartë se nuk sheh rol për Bashar al-Asadin në qeverinë e ardhshme të unitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›