E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohen dy avionë ushtarakë britanikë

Dy avionë ushtarakë të Britanisë së Madhe janë rrëzuar sot jo larg bregdetit skocez, ku raportohet se një pilot ka humbur jetën, kurse dy të tjerë konsiderohen të zhdukur, njoftuan sot zyrtarët britanikë. Avionët luftarakë “Tornado” GR4 me dy ulëse ka fluturuar dje afër bregdetit, në lindje të Skocisë, kur është humbur kontakti me ta, transmeton agjencia AP.

Dy anëtarë të ekuipazhit janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në spital, nga të cilët njëri ka vdekur, kurse tjetri është në gjendje të rëndë, por stabile, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

Kërkimi për dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit është ndërprerë gjatë natës shkaku i kushteve të këqija atmosferike, por do të vazhdojë sa më parë të jetë e mundur, tha kapiteni Ian Gale, duke shtuar se nuk duhet pritur çudira, përkatësisht që ata dy të gjenden të gjallë. Ai nuk ka dhënë hollësi për rrëzimin e dy avionëve, duke thënë se hetimi për këtë do të jetë i plotë.

Agjencia AP përkujton se gjatë disa viteve të kaluara janë regjistruar disa aksidente të avionëve britanikë “Tornado” GR4.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›