E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, protesta kundër arrestimive të EULEX-it

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë kundërshtuar sot arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së, nga EULEX-i.
 

Në mbrojtje të vlerave të Luftës së UÇK-së me shumë se një mijë studentë marshuan nga Mensa e Studentëve deri tek selia qendrore e EULEX-it, afër QKUK-së.
 

Studentët mbanin pankarta në duar, duke kundërshtuar arrestimet e fundit të EULEX-it. Ata e cilësuan si të drejtë luftën që ka bërë UÇK-ja.
 

Ndërkohë, një numër i madh i forcave policore kishin rrethuar ndërtesën e EULEX-it, ndërsa protesta përfundoi e qetë.
 

Po ashtu gjatë të së enjtes në Sheshin e Dëshmorëve” u mbajtën protesta kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga kjo komunë. Protesta ishte organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›