Jeremiç: Kosova është Jeruzalemi i Serbisë

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç ka deklaruar se “Kosova është Jeruzalemi i Serbisë dhe për të ëndërrojnë.
Gjatë një paraqitje të Kolegjin Weathon në Çikago, Jeremiç ka thënë se “secesioni nuk do të ketë sukses”, por, sipas tij, nuk ka alternativë për zgjidhje kompromisi, deri të cili mund të arrihet vetëm me negociata”.
Duke përkujtuar ngjarjet e marsit të vitit 2004 dhe pasojat e këtyre ngjarjeve, Jeremiç ka vlerësuar se problemi i Kosovës në thelb shndërrohet në luftë për identitet.
“Për ne serbët, Kosova është ajri që e thithim. Ajo është damari i kulturës dhe djepi i të shenjtëve tanë më të çmuar. Ne serbët me Kosovë kemi nyje të pandashme”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.