Mallakastër, vetëvaret 63-vjeçari
Një 63-vjeçar nga Mallakstra i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Arshi Canaj është gjetur mbrëmjen e së mërkurës nga familjarët e tij i varur në kasollen e bagëtive, në fshatin Klos.
Sipas të afërmve, 63-vjeçari vuante prej 12 vjetësh nga një sëmundje nervore. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga spitali Psikiatrik i Vlorës. Canaj kishte shfaqur edhe herë të të tjera tendenca vetëvrasjeje.