E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen: Situata në Kosovë, e stabilizuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë bisedës me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, ka deklaruar se "stabiliteti në Kosovë po përmirësohet, edhe pse kohëve të fundit ka pasur disa incidente".

Gjithashtu shefi i NATO-s ka pohuar se "përmirësimi i stabilitetit dhe i sigurisë kanë bërë që aleanca të zvogëlojë numrin e trupave të KFOR-it".

Rasmusen ka thënë se pas fazës së parë të reduktimit, nga 15 mijë pjesëtarë në 10 mijë, tani është vendosur të pritet për fazën e ardhshme.

"NATO-ja duhet të jetë plotësisht e bindur se janë plotësuar të gjitha kushtet në terren për të nisur me 'fazën e dytë' të reduktimit të misionit të KFOR-it", ka sqaruar zëdhënësi Apaturaj mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s drejtuar kryeministrit Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›