Bomba në "Times Square", akuza për vrasje në tentativë ndaj Shahzad
Personi i dyshuar për vrasje në tentativë pas vendosjes së bombës në një makinë në "Times Square" në New York më 1 maj, është njohur me akuzat të enjten nga një juri federale.
I lindur në Pakistan Faisal Shahzad, i cili fitoi nënshtetësinë amerikane vitin e kaluar është paditur për 10 akuza, përfshirë përdorimin në tentativë të një armë të shkatërrimit në masë si dhe për terrorizëm.
Shahzad u akuzua për parkimin e një automjeti që përmbante eksploziv në "Times Square" në Manhatan. Ai u arrestua dy ditë më vonë në bordin e një avioni që nisej për në Dubai. Shahzad u shpall i pafajshëm pas paraqitjes së tij të parë në gjyq më 18 maj.
Prokurorët thanë se Shahzad, i cili ka një grua dhe dy fëmijë në Pakistan, është trajnuar vendosjen e bombës pranë talebanëve dhe organizatës terroriste të Al-Kaedas.
Shahzad jetonte në shtetin fqinj të Connecticut, dhe ishte kthyer kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara pasi kaloi disa muaj në Pakistan. Shahzad, i cili qëndron në paraburgim, duhet të kthehet në gjykatë të hënën më 21 qershor.