E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, zbulohen 60 koka të prera në Arkansas

Një zbulim horror është bërë në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kontrollori i dërgesave në aeroportin "Little Rock", zbuloi 60 koka të prera njerëzish në një frigorifer. Menjëherë pas këtij zbulimi makabër prej kontrollorit të aeroportit, policia ka nisur hetimet dhe dyshon se ka rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikon ilegalisht organe.
"Arritëm në përfundimin se këtu ekziston një treg organesh njerëzore që përdoren për kërkime shkencore e kush e di ndoshta edhe për diçka tjetër", shprehet mjeku ligjor i aeroportit, "Little Rock".
Ndërkohë nga ana e saj kompania e cila transportonte organet, "Medtronic" pretendon se gjithçka është në rregull dhe se janë respektuar të gjithë proçedurat përkatëse.
Megjithatë burime zyrtare amerikane njoftuan se liçenca e kompanisë është pezulluar deri në qartësimin e preçedentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›