Gjermania feston 21 vjetorin e ribashkimit

Gjermania festoi sot 21 vjetorin e ribashkimit. Kancelarja Angela Merkel presidenti Christian Wulff dhe udheheqes te tjere politike u mblodhen ne ish kryeqytetin e Gjermanise Perendimore Bon.
Gjermania Perendimore dhe lindja komuniste u ribashkuan me 3 tetor te vitit 1990 me pak se 11 muaj pas renies se murit te Berlinit.
Gjermania ka ekonomine me te mardhe te Bashkimit Evropian dhe eshte nje lojtare e rendesishme ne perpjekjet per kontrollin e krizes se borxheve te eurozones.
Sot paradite autoritetet gjermane liruan kater persona qe u arrestuan te shtunen nen dyshimet per planifikimin e sulmeve me rastin e dites se bashkimit. Nje zedhenes i policise tha se prokurori shteteror vendosi se nuk kishte dokumentacion te mjaftueshem qe te provonte se personat ne fjale ishin te lidhur me grupet terroriste apo ne se po planifikonin nje sulm.