E Diel, 1 Nëntor 2026

Vorlik: BE nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Meri Vorlik, tha se liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk presin që Serbia ta njohë Kosovën, por presin që të dy vendet të kenë marrëdhënie fqinjësore.

Gjatw njw daljeje para gazetarëve në Beograd Vorlik tha se është shumë e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të jenë të angazhuara në dialog, që po vazhdon, dhe të bëhen përpjekje për qetësimin e tensioneve.

“Jam e bindur se jemi në rrugë të mirë, se të dy palët e kuptojnë interesin e përparimit të marrëdhënieve”, tha ambasadorja Vorlik.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete të tjera në mbarë botën, e kanë pranuar Kosovën dhe ato janë kundër ndarjes së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›