E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime negative Greqia nuk mund te permbushe objektivat ekonomike

Ministria greke e Financave thote se do te humbase nje mundesi per te arritur objektivin per reduktimin e deficitit me gati 1 perqind. Tregjet ne pjesen me te madhe te botes kane reaguar negativisht ndaj ketij lajmi nga frika se greket nuk do te arrijne te paguajne borxhin. Nderkohe ne Athine edhe sot vazhduan protestat kunder reformave te qeverise dhe papunesise.

Lajmi se Greqia po ballafaqohet me veshtiresi gjithnje e me te medha per te ulur borxhin e saj megjithe masat shtrenguese financiare qe ka miratuar qeveria ka ngjallur friken se kreditoret nderkombetare mund te terhiqen nga Greqia.

Te dielen ministria e financave e Greqise tha se deficiti i ketij viti ka te ngjare te arrije ne 85 perqind te prodhimit te brendshem bruto me i larte se 78 perqind qe ishte parashikuar me pare.
Ministria greke e financave ka fajesuar recesionin e thelle per deshtimin e saj per te permbushur objektivat ekonomike. Ekonomia greke u tkurr me 55 perqind nga 38 perqind qe ishte parashikuar renia ekonomike ne muajin maj.

Autoritetet lene te kupetohet se deficiti mund ta kaloje edhe nivelin e 8.5  deri ne fund te vitit edhe nese te gjitha masat e reja shtrenguese do te zbatoheshin.
Banoret e Athines shprehen shqetesimet e tyre.

NAT qeveria nuk eshte ne gjendje per te gjetur nje zgjidhje per kete problem thote ky banor.
Nje banor tjeter i Athines i quajti masat shtrenguese veprime  te tmerrshme dhe te turpshme.

Sotiris Chaginikolaou Pensioner
Une jam 76 vjec dhe nuk mbaj mend as edhe gjate pushtimit gjerman te kem jetuar si sot. Ne kishim me shume pavaresi dhe me shume vende pune. Tani per fat te keq ne po ballafaqohemi me veshtiresi te madhe tha ai.

Nderkohe qindra nxenes te shkollave te mesme sot marshuan ne qender te Athines duke protestuar kunder shkurtimeve qe kane lene shume shkolla pa mesues te mjafuteshem dhe pa tekste shkollore. Ata kerkonin pune per prinderit dhe tekste shkollore per femijet nderkohe qe marshonin drejt nderteses se parlamentit.

Edhe studentet e universiteteve jane hedhur ne protesta qe ne fillim te muajit te kaluar duke shprehur kundershtimin e tyre ndaj reformave qeveritare dhe shkurtimeve ne sistemin e shkollimit te larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›