Teatri i Metropolit, sezoni i ri nis me dy shfaqje njëherësh
TIRANË- Teatri i Metropolit e nis sezonin e tij artistik në kryeqytet me dy shfaqje njëherësh. Kjo do jetë edhe risia që ofron ky teatër pas një heshtjeje verore.
Për herë të parë publiku do të ketë mundësinë të zgjedhë mes komedive ‘Lagjia 45’ e regjisorit Genti Bejko dhe ‘Çdo të hënë në 13:30’ e regjisores së re Renada Caci, që do të shfaqen që prej mbrëmjes së nesërme.
Përveç mundësisë së zgjedhjes mes dy projekteve me kaste aktorësh të rinj, publiku, nëse nuk i pëlqen një shfaqje, me të njëjtën bilëtë mund të ndjek shfaqjen paralele në sallën tjetër.
"E rëndësishme është që publiku të bëhet pjesë e sezonit të ri artistik në Teatrin e Metropolit”,- deklaroi drejtori i këtij Teatri, Kiço Londo.
Këto premiera çelin stinën e re artistike për Teatrin e Metropolit, ndërkohë që sipas drejtorit të këtij institucioni, Kiço Londo, në 8 tetor pritet premiera e re “Gratë në Parlament” e Aristofanit, nga regjisorja Elma Dorezi.
Gjithashtu në datat 1-2 tetor fillojnë dy premiera të reja për fëmijët e kryeqytetit, “Maçoku me çizme” dhe “Tomi, Jerry dhe Beni”. Ndërkohë që pjesë e kalendarit është edhe tragjedia “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Federico Garcia Lorka, me protagoniste Luiza Xhuvanin.
“Lagjia 45” dhe “Çdo të hënë në 13:30” do të shfaqen për publikun e kryeqytetit çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të dielë, ora 20:00.
(e.m/BalkanWeb)