Rasmussen: Pavarësia e Kosovës, legale
Njohja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare, deklaroi kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen në takimit e sotëm me presidentin Sejdiu.
“Njohja jonë e Kosovës nuk do të ndikohet në çfarëdo aspekti nga kjo edhe nëse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendos të miratojë kërkesën serbe për Kosovën. Sipas mendimit tonë njohja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, tha Rasmussen.
Gjithashtu, z. Rasmussen theksoi se zhvillimi ekonomik është çështja kyçe për Kosovën.
“Unë konsideroj se zhvillimi ekonomik është çështja kyçe për Kosovën. Duhet të bëjmë çmos për hapjen e vendeve të punës dhe zvogëlimin e papunësisë në Kosovë”, tha Ramussen, i cili premtoi se do ta nduhmojë Kosovën në këtë drejtim.
Presidenti Sejdiu pasi e falënderoi kryeministrin e Danimarkës, për përkushtimin në mbështetje të mëtutjeshme të Kosovës, e siguroi atë se Kosova do të jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve, do të ketë një përkujdesje të veçantë ndaj komuniteteve pakicë si dhe do të ketë një qasje të veçantë për relacione jashtëzakonisht të mira me të gjithë fqinjët e vet, pra edhe me Serbinë nesër. (INA)