Emri i Maqedonisë, bisedime në Nju Jork
Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshovski është takuar sot në Paris me homolegen e tij greke Dora Bakojani. Lajmi është njoftuar nga radio “Skaj”, e cila ka bërë të ditur se takimi ka ndodhur gjatë konferencës BE-Azi, e cila po mbahet në Paris të Francës.
Sipas informacionit të dy diplomatët kanë biseduar shkurt dhe kanë rënë dakord që javën e ardhshme në Nju Jork të këtë bisedime direkte lidhur me çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Sipas të gjitha gjasave takimi do të ndodhë të mërkurën dhe me kete rast shefat e diplomacive greke dhe maqedonase do të bisedojnë për detajet e pakos së ideve dhe propozimeve të ndërmjetësit Nimiç. (INA)